logo
  • Kreu
  • Procedura
  • E-Kupon
  • Gjurmo
  • Rreth IdentiTek
    • Rreth Nesh
    • Zyrat e IdentiTek
    • Kontakt
  • Komunikime
    • Njoftime
    • Karriera
  • Programi i Transparencës
  • Apliko Tani
  • EN
    • rr."Xhanfize Keko", Tiranë
    • [email protected]
    image
    • 26 August 2025

    Kërkohet specialist/e i Sigurisë së Informacionit

    “IDENTITEK” SH.A. është një shoqëri me kapital 100% shtetëror, me objekt veprimtarie prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit (ID) dhe pasaportave biometrike për shtetasit shqiptarë.

     

    Për nevoja të shoqërisë tonë kërkohet: 1 ( Një) Specialist/e i Sigurisë së Informacionit në Departamentin e Sigurisë së Informacionit

    KËRKESA

    1. Diplomë universitare në Teknologji Informacioni, Shkenca Kompjuterike, ose fusha të ngjashme.
    2. Përvojë pune minimale 2–3 vjet në fushën e IT-së, preferohet në sigurinë e informacionit.
    3. Njohuri të mira mbi rrjetet kompjuterike, sistemet operative dhe bazat e të dhënave.
    4. Njohuri mbi standardet dhe praktikat më të mira të sigurisë së informacionit.
    5. Aftësi analitike dhe zgjidhjeje problemesh.
    6. Aftësi komunikimi dhe punë në ekip.
    7. Certifikime të preferueshme: ISO/IEC 27001 Lead Implementer/Lead Auditor.

     

    PËRGJEGJËSI

    1. Përgjegjës për hartimin dhe zbatimin e politikave, procedurave dhe udhëzimeve të sigurisë së informacionit brenda kompanisë.
    2. Identifikon, vlerëson dhe menaxhon rreziqet e mundshme të sigurisë së informacionit, duke përfshirë analizën e vulnereabiliteteve dhe zhvillimin e strategjive për t'i adresuar ato.
    3. Monitoron sistemet për shenjat e mundshme të shkeljeve të sigurisë dhe përgjigja ndaj incidenteve, përfshirë hetimin dhe ndërgjegjësimin e përfshirës.
    4. Zgjedh, implementon dhe menaxhon mjetet teknologjike për sigurinë e informacionit, përfshirë firewall, sisteme antivirus dhe mjete të tjera të mbrojtjes.
    5. Sigurohet që personeli të jetë i ndërgjegjshëm dhe i trajnuar për rreziqet e mundshme të sigurisë së informacionit dhe përparimin teknologjik në këtë.
    6. Koordinohet dhe bashkëpunon me departamentet tjera të kompanisë për të siguruar implementimin e sigurt të politikave dhe praktikave të sigurisë në të gjitha nivelet.
    7. Përditësohet me njohuritë e fundit rreth zhvillimeve në fushën e sigurisë së informacionit dhe implementimi i teknologjive të reja kur është e nevojshme.
    8. Raporton në mënyrë të rregullt me menaxherin dhe personelin rreth çështjeve të sigurisë së informacionit dhe përgatitja e raporteve të nevojshme.

     

    Ftohen të gjithë të interesuarit të dërgojnë një CV të plotë, me detaje të edukimit dhe eksperiencave të punës si dhe me foto, elektronikisht në email-in: [email protected] ose shkresërisht në adresën: “Identitek” sh.a.  Departamenti i Burimeve Njerëzore, Rruga "Xhanfize Keko, ish-Tipografia Ushtarake - Tiranë, Shqipëri.

    Afati për dorëzimin e aplikimit: deri më 05.09.2025.

    Apliko për këtë pozicion.

    Ngarko CV (PDF*)
    Vende të tjera vakante
    • image
      20 January 2026
      Kërkohet Specialist/e pranë Departamentit të Prokurimeve Publike
    • image
      20 January 2026
      Kërkohet Operator/e pranë Zyrës së Aplikimit Vlorë
    • image
      20 January 2026
      Kërkohet Specialist/e Logjistike
    • image
      14 January 2026
      Kërkohet Operator/e pranë Zyrës së Aplikimit Tirana 11
    • image
      09 January 2026
      Kërkohet Operator/e në DVKM Gjirokastër (kontratë me afat)
    • image
      09 January 2026
      Kërkohet Operator/e në Postribë (kontratë me afat)
    • image
      09 January 2026
      Kërkohet Operator/e në DVKM Sarandë (kontratë me afat)
    • image
      09 January 2026
      Kërkohet Operator/e në DVKM Korçë (kontratë me afat)
    • image
      09 January 2026
      Kërkohet Operator/e Zyra e Aplikimit në Bashkinë Kuçovë, (kontratë me afat)
    • image
      07 January 2026
      Kërkohet Specialist/e Marketingu
    • image
      07 January 2026
      Kërkohet Menaxher/e
    • image
      07 January 2026
      Kërkohet Sanitare

    JEMI KËTU, TË PËRKUSHTUAR PËR T'JU NDIHMUAR.

    Na Kontaktoni
    shape
    shape
    image

    Rreth Nesh

    • Kreu
    • Rreth Nesh
    • Procedurat e Aplikimit
    • Njoftime
    • Karriera
    • Zyrat e IdentiTek

    Të Tjera

    • E-Kupon
    • Gjurmo
    • Legjislacioni
    • Programi i Transparencës
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Certifikime

    Kontakt

    • Rr. “Xhanfize Keko”,
      Ndërtesa nr. 111,
      Hyrja nr.1, Tiranë
    • 04 242 0000

    • [email protected]

    © Të Gjitha Të Drejtat e Rezervuara nga identiTek sh.a

    • Politika e Privatësisë