- 18 February 2026
Kërkohet Specialist pranë Sektorit të Personalizimit
“IDENTITEK” SH.A. është një shoqëri me kapital 100% shtetëror, me objekt veprimtarie prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit (ID) dhe pasaportave biometrike për shtetasit shqiptarë.
Për nevoja të shoqërisë tonë kërkohet Specialist pranë Sektorit të Personalizimit në Departamentin e Prodhimit.
KËRKESA
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë;
- Të ketë eksperiencë punë mbi 3 (tre) vjet në punë ngjashme;
- Të ketë njohuri për programet bazë të kompjuterit;
- Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunuese;
- Njohja e gjuhës Angleze është një plus
PËRGJEGJËSI
- Përgjegjës për mënyrën e mbarëvajtjes së procesit të prodhimit të dokumentave boshe në makineritë e personalizimit;
- Mbikqyr proceset e punës të cilat kryhen nga Operatori dhe/ose Tekniku që lidhen me të gjitha hallkat e procesit të prodhimit;
- Në bashkëpunim me Supervizorin vepron në situata urgjente për mbështetjen e roleve plotësuese;
- Trajnon operatorin e prodhimit gjatë periudhës se provës si dhe sigurohet që të ketë perfituar njohuritë e nevojshme për të qënë autonom në punën e tij;
- Eshte përgjegjës për raportimin e shifrave ditore, mujore si për rregjistrimin e dokumentave të refuzuara nga kontrolli i cilësisë dhe nga vetë sistemi i menaxhimit të prodhimit;
- Gjatë kryerjes së detyrës zbaton politikat e brendshme të shoqërisë të përcaktuara në akte të ndryshme të miratuara;
- Kryen detyrat e ngarkuara nga ligji, aktet nënligjore, rregullorja e brendshme e shoqërisë me profesionalizëm dhe përkushtim;
Detyrat e Specialistit/es së Departamentit të Prodhimit mund të ndryshohen në mënyrë të arsyeshme, në përputhje me nevojat operacionale dhe/ose të veprimtarisë tregtare.
Ftohen të gjithë të interesuarit të dërgojnë një CV të plotë, me detaje të edukimit dhe eksperiencave të punës, elektronikisht në email-in: [email protected] ose shkresërisht në adresën: “Identitek” sh.a., Departamenti i Burimeve Njerëzore, Rruga "Xhanfize Keko, ish-Tipografia Ushtarake - Tiranë, Shqipëri.
Afati për dorëzimin e aplikimit: deri më 24.02.2026.
Apliko për këtë pozicion.
Vende të tjera vakante
-
16 February 2026Kërkohet Specialist pranë Sektorit Arkiva dhe Protokoll
-
16 February 2026IDENTITEK SHA, NJËSIA AUDITUESE, AUDIT I BRENDSHËM
-
16 February 2026IDENTITEK SHA, NJËSIA AUDITUESE, DREJTUES
-
16 February 2026IDENTITEK SHA, NJËSIA AUDITUESE, AUDIT I BRENDSHËM
-
-
-
-
20 January 2026Kërkohet Specialist/e pranë Departamentit të Prokurimeve Publike
-
20 January 2026Kërkohet Operator/e pranë Zyrës së Aplikimit Vlorë
-
20 January 2026Kërkohet Specialist/e Logjistike
-
14 January 2026Kërkohet Operator/e pranë Zyrës së Aplikimit Tirana 11
-
09 January 2026Kërkohet Operator/e në DVKM Gjirokastër (kontratë me afat)