- 11 February 2026
Kërkohet Specialist pranë Departamentit të Projekteve dhe Inovacionit.
“IDENTITEK” SH.A. është një shoqëri me kapital 100% shtetëror, me objekt veprimtarie prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit (ID) dhe pasaportave biometrike për shtetasit shqiptarë.
Për nevoja të shoqërisë tonë kërkohet Specialist pranë Departamentit të Projekteve dhe Inovacionit.
KËRKESA
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë për ekonomik/juridik/shkenca sociale;
- Të ketë eksperiencë punë mbi 3 (tre) vjet në punë ngjashme;
- Të ketë njohuri për programet bazë të kompjuterit;
- Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunuese.
PËRGJEGJËSI
- Zbaton direktivat e eprorëve lidhur me programimin dhe implementimin e projekteve të ndryshme.
- Merr pjesë në identifikimin, planfikimin dhe buxhetimin e projekteve në bashkëpunim me supervizorin dhe menaxherin e departamentit.
- Ndjek të gjitha fazat e menaxhimit të një projekti duke përfshirë planifikimin e resurseve, monitorimin e progresit dhe ndjekjen e buxhetit.
- Identifikon risqet potenciale gjatë implementimit të projekteve dhe raporton tek eprori.
- Bashkëpunon me departamentin në drejtim të përcaktimit të strategjive të inovacionit.
- Komunikon me departamentet e tjera tw shoqwrisw për të siguruar bashkëpunim të mirë për programimin dhe zbatimin e projekteve.
- Gjatë kryerjes së detyrës zbaton politikat e brendshme të shoqërisë të përcaktuara në akte të ndryshme të miratuara.
- Kryen detyrat e ngarkuara nga ligji, aktet nënligjore, rregullorja e brendshme e shoqërisë me profesionalizëm dhe përkushtim.
Ftohen të gjithë të interesuarit të dërgojnë një CV të plotë, me detaje të edukimit dhe eksperiencave të punës, elektronikisht në email-in: [email protected] ose shkresërisht në adresën: “Identitek” sh.a., Departamenti i Burimeve Njerëzore, Rruga "Xhanfize Keko, ish-Tipografia Ushtarake - Tiranë, Shqipëri.
Afati për dorëzimin e aplikimit: deri më 17.02.2026.
Apliko për këtë pozicion.
Vende të tjera vakante
-
-
-
20 January 2026Kërkohet Specialist/e pranë Departamentit të Prokurimeve Publike
-
20 January 2026Kërkohet Operator/e pranë Zyrës së Aplikimit Vlorë
-
20 January 2026Kërkohet Specialist/e Logjistike
-
14 January 2026Kërkohet Operator/e pranë Zyrës së Aplikimit Tirana 11
-
09 January 2026Kërkohet Operator/e në DVKM Gjirokastër (kontratë me afat)
-
09 January 2026Kërkohet Operator/e në Postribë (kontratë me afat)
-
09 January 2026Kërkohet Operator/e në DVKM Sarandë (kontratë me afat)
-
09 January 2026Kërkohet Operator/e në DVKM Korçë (kontratë me afat)
-
-
07 January 2026Kërkohet Specialist/e Marketingu