logo
logo
  • Kreu
  • Rreth IdentiTek
    • Rreth Nesh
    • Administratori
    • Zyrat e IdentiTek
    • Kontakt
  • Akte
  • Procedura
  • E-Kupon
  • Gjurmo
  • Komunikime
    • Njoftime
    • Karriera
  • Programi i Transparencës
  • Apliko Tani
  • Na Kontaktoni
  • EN
    • rr."Xhanfize Keko", Tiranë
    • +355 44 519 999
    • [email protected]

    Aksesibiliteti

    Teksti

    Kontrasti

    Leximi

    Navigimit

    image
    • 19 March 2026

    Kërkohet Specialist pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore

    “IDENTITEK” SH.A. është një shoqëri me kapital 100% shtetëror, me objekt veprimtarie prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit (ID) dhe pasaportave biometrike për shtetasit shqiptarë.

     

    Për nevoja të shoqërisë tonë kërkohet: 1 (një) Specialist pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore.

     

    KËRKESA

    1. Diplomë universitare (minimumi Bachelor) në një nga fushat: Administrim Publik / Administrim Biznesi; Shkenca Juridike; ose të tjera të ngjashme;
    2. Minimumi 2–3 vite përvojë të mëparshme pune të ngjashme;
    3. Njohuri mbi ligjet dhe rregullat që rregullojnë marrëdhëniet e punës;
    4. Njohuri dhe përvojë në rekrutimin e punonjësve, menaxhimin e performancës, trajnimin dhe zhvillimin e stafit;
    5. Të ketë njohuri për programet bazë të kompjuterit, Microsoft Office;
    6. Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunuese.

     

    PËRGJEGJËSI

    1. Harton Kontratat e Punës dhe dokumentat e tjera të nevojshme për proçesin e punësimit;
    2. Ndjek dhe sigurohet që administrimi i dosjeve të punonjësve të jetë i plotë duke monitoruar plotësimin e të gjitha dokumentave të kërkuara;
    3. Administron procesin e listë-prezencave ditore/mujore të shoqërisë duke i raportuar eprorit direkt mbi problematikat e konstatuara;
    4. Ndjek zbatimin e planit të rekrutimit të miratuar paraprakisht nga organet drejtuese të shoqërisë;
    5. Përpilon akte shkresore që lidhen më njoftime të ndryshme pune, për shpalljen e vëndeve vakante;
    6. Harton raporte të ndryshme më kërkesë të eprorit direkt;
    7. Harton vërtetime të ndryshme për punonjësit në bazë kërkesave si dhe koordinon procesin e lëshimit të letrave të referencës;
    8. Regjistron të gjitha lejet vjetore, orët shtesë, lejet e lindjes, raportet mjekësore të punonjësve si dhe përditëson dosjet përkatëse me këto informacione;
    9. Gjatë kryerjes së detyrës zbaton politikat e brendshme të shoqërisë të përcaktuara në akte të ndryshme të miratuara;
    10. Kryen detyrat e ngarkuara nga ligji, aktet nënligjore, rregullorja e brendshme e shoqërisë me profesionalizëm dhe përkushtim.

     

    Ftohen të gjithë të interesuarit të dërgojnë një CV të plotë, me detaje të edukimit dhe eksperiencave të punës si dhe me foto, elektronikisht në email-in: [email protected] ose shkresërisht në adresën: “Identitek” sh.a., Departamenti i Burimeve Njerëzore, Rruga "Xhanfize Keko, ish-Tipografia Ushtarake - Tiranë, Shqipëri.

     

    Afati për dorëzimin e aplikimit: deri më 29.03.2026.

    Apliko për këtë pozicion.

    Ngarko CV (PDF*)
    Vende të tjera vakante
    • image
      18 September 2026
      Kërkohet Menaxher pranë Departamentit të Prokurimeve Publike.
    • image
      18 September 2026
      Kërkohet 1 (një) operator/e në zyrën e Elbasanit, pranë Sektorit të Shërbimeve të Regjistrimit.
    • image
      01 September 2026
      Kërkohet Specialist në Sektorin e Kujdesit ndaj Klientit
    • image
      18 August 2026
      Kërkohet Operator në zyrën Përmet
    • image
      11 August 2026
      Kërkohet Specialist pranë Sektorit të Sigurisë Fizike
    • image
      04 August 2026
      Kërkohet Teknik Shërbime IT në Sektorin e Sigurisë së Rrjetit Kompjuterik dhe Shërbimeve IT
    • image
      03 August 2026
      Kërkohet Drejtor pranë Divizionit të Sitemeve të Informacionit
    • image
      29 July 2026
      Kërkohet Specialist pranë Departamentit Ligjor
    • image
      29 July 2026
      Kërkohet Specialist pranë Departamentit të Aplikimit
    • image
      03 July 2026
      Kërkohen 2 (dy) Teknikë në Sektorin e Personalizimit (kontratë me afat të caktuar 3 muaj)
    • image
      26 June 2026
      Kërkohen 4 (katër) Operatorë pranë Bashkisë Tiranë Departamenti i Aplikimeve
    • image
      26 June 2026
      Kërkohen 3 (tre) Operatorë pranë Bashkisë Durrës Departamenti i Aplikimeve.

    JEMI KËTU, TË PËRKUSHTUAR PËR T'JU NDIHMUAR.

    Na Kontaktoni
    shape
    shape
    image

    Rreth Nesh

    • Kreu
    • Rreth Nesh
    • Procedurat e Aplikimit
    • Njoftime
    • Karriera
    • Zyrat e IdentiTek

    Të Tjera

    • E-Kupon
    • Gjurmo
    • Akte
    • Programi i Transparencës
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Certifikime

    Kontakt

    • Rr. “Xhanfize Keko”,
      Ndërtesa nr. 111,
      Hyrja nr.1, Tiranë
    • +355 44 519 999

    • [email protected]

    © Të Gjitha Të Drejtat e Rezervuara nga identiTek sh.a

    • Politika e Privatësisë