logo
logo
  • Kreu
  • Rreth IdentiTek
    • Rreth Nesh
    • Administratori
    • Zyrat e IdentiTek
    • Kontakt
  • Akte
  • Procedura
  • E-Kupon
  • Gjurmo
  • Komunikime
    • Njoftime
    • Karriera
  • Programi i Transparencës
  • Apliko Tani
  • Na Kontaktoni
  • EN
    • rr."Xhanfize Keko", Tiranë
    • [email protected]
    image
    • 09 April 2026

    Kërkohet Specialist pranë Departamentit të Aplikimit

     “IDENTITEK” SH.A. është një shoqëri me kapital 100% shtetëror, me objekt veprimtarie prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit (ID) dhe pasaportave biometrike për shtetasit shqiptarë.

     

    Për nevoja të shoqërisë tonë kërkohet: 1 (një) Specialist pranë Departamentit të Aplikimit .

     

    KËRKESA

     

    1. Të ketë përfunduar arsimin e lartë;
    2. Të ketë eksperiencë punë mbi 3 (tre) vite;
    3. Të ketë njohuri të mira në përdorimin e programit Excel;
    4. Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunuese.

     

    PËRGJEGJËSI

     

    1. Ofron informacion të saktë dhe të përditësuar mbi procedurat e aplikimit, dokumentacionin e nevojshëm, tarifat dhe afatet e përpunimit dhe tërheqjes së dokumenteve.
    2. Menaxhon komunikimin me qytetarët përmes telefonit dhe adresës elektronike zyrtare (info),dhe ose shkresor, duke trajtuar kërkesat, ankesat dhe sugjerimet e tyre në mënyrë profesionale.
    3. Regjistron, klasifikon dhe ndjek në sistem kërkesat dhe ankesat e qytetarëve deri në zgjidhjen përfundimtare të tyre.
    4. Informon qytetarët mbi statusin dhe ecurinë e aplikimeve, duke siguruar transparencë dhe komunikim të vazhdueshëm.
    5. Zhvillon dhe menaxhon telefonata dalëse për procese të ndryshme pune ndjekjen e kërkesave (follow-up), prezantimin e produkteve/shërbimeve, caktimin e takimeve dhe ofrimin e mbështetjes ndaj klientit, duke ruajtur komunikim profesional dhe efektiv në çdo fazë të ndërveprimit.
    6. Koordinon dhe raporton problematikat e hasura nga operatorët në përfaqësitë diplomatike, duke bashkëpunuar me strukturat qendrore për zgjidhjen e tyre.
    7. Ndjek dhe monitoron projektet e zhvilluara në përfaqësitë diplomatike, duke garantuar zbatimin e afateve dhe standardeve operative.
    8. Bashkëpunon me Supervizorin e Shërbimeve të Aplikimit për përgatitjen dhe administrimin e elementeve organizative dhe administrative të stafit.
    9. Administron pajisjet MEVA, duke përfshirë instalimin, mirëmbajtjen dhe garantimin e funksionimit korrekt të tyre gjatë procesit të aplikimit.
    10. Organizon dhe monitoron shërbimet mobile, duke siguruar realizimin e tyre sipas planifikimit dhe standardeve.
    11. Identifikon, adreson dhe ndjek kërkesat e qytetarëve drejt strukturave të brendëshme dhe të jashtme të shoqërisë, sipas natyrës së tyre.
    12. Sugjeron përmirësime në proceset e punës, bazuar në analizën e problematikave dhe feedback-ut të qytetarëve.
    13. Përgatit raporte periodike mbi detyrat dhe kërkesat e trajtuara, duke dokumentuar aktivitetet e kryera nga departamenti, statusin e aplikimeve dhe problematikat e identifikuara, për të siguruar monitorim dhe analizë efektive të punës.
    14. Detyrat e e tij/saj mund të ndryshohen në mënyrë të arsyeshme, në përputhje me nevojat operacionale dhe/ose të veprimtarisë tregtare.

     

     

    Ftohen të gjithë të interesuarit të dërgojnë një CV të plotë, me detaje të edukimit dhe eksperiencave të punës si dhe me foto, elektronikisht në email-in: [email protected] ose shkresërisht në adresën: “IdentiTek” sh.a., Departamenti i Burimeve Njerëzore, Rruga "Xhanfize Keko, ish-Tipografia Ushtarake - Tiranë, Shqipëri.

     

    Afati për dorëzimin e aplikimit: deri më 16.04.2026.

    Apliko për këtë pozicion.

    Ngarko CV (PDF*)
    Vende të tjera vakante
    • image
      09 April 2026
      Kërkohet Sanitare në Sektorin e Logjistikës
    • image
      07 April 2026
      Kërkohet Specialist i Sigurisë së Informacionit pranë Departamentit të Sigurisë së Informacionit
    • image
      02 April 2026
      Kërkohet Specialist pranë Departamentit të Marketingut dhe Komunikimit.
    • image
      02 April 2026
      Kërkohet Menaxher pranë Departamentit të Prokurimeve Publike.
    • image
      02 April 2026
      Kërkohet Menaxher pranë Departamentit të Sigurisë Fizike, Logjistikës dhe Mirëmbajtjes.
    • image
      26 March 2026
      Kërkohet Specialist pranë Departamentit Juridik
    • image
      26 March 2026
      Kërkohet Menaxher pranë Departamentit Juridik
    • image
      19 March 2026
      Kërkohet Koordinator në Rajonin e Sarandës pranë Departamentit të Aplikimeve
    • image
      19 March 2026
      Kërkohet Specialist pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore
    • image
      18 March 2026
      Kërkohet Teknik pranë Departamentit të Investigimit dhe Cilësisë së të Dhënave
    • image
      12 March 2026
      Kërkohet Operator pranë Zyrës së Aplikimit Tiranë
    • image
      11 March 2026
      Kërkohet Specialist pranë Departamentit të Marketingut dhe Komunikimit

    JEMI KËTU, TË PËRKUSHTUAR PËR T'JU NDIHMUAR.

    Na Kontaktoni
    shape
    shape
    image

    Rreth Nesh

    • Kreu
    • Rreth Nesh
    • Procedurat e Aplikimit
    • Njoftime
    • Karriera
    • Zyrat e IdentiTek

    Të Tjera

    • E-Kupon
    • Gjurmo
    • Akte
    • Programi i Transparencës
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Certifikime

    Kontakt

    • Rr. “Xhanfize Keko”,
      Ndërtesa nr. 111,
      Hyrja nr.1, Tiranë
    • 04 242 0000

    • [email protected]

    © Të Gjitha Të Drejtat e Rezervuara nga identiTek sh.a

    • Politika e Privatësisë