- 19 August 2025
Kërkohet Specialist për Komunikimin
“IDENTITEK” SH.A. është një shoqëri me kapital 100% shtetëror, me objekt veprimtarie prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit (ID) dhe pasaportave biometrike për shtetasit shqiptarë.
Për nevoja të shoqërisë tonë kërkohet Specialist për Komunikimin në Departamentin Marketing dhe Komunikim
KËRKESA
- Diplomë në gazetari, marketing ose një fushë të ngjashme.
- Minimumi 3 vjet eksperiencë në një rol si Social Media Manager ose Copywriter
- Eksperiencë në menaxhimin e rrjeteve sociale (Instagram, Facebook, LinkedIn).
- Aftësi të shkëlqyera shkrimi dhe rrëfimi në marketing.
- Njohuri mbi tendencat e fundit në rrjetet sociale dhe platforma digjitale.
- Aftësi për të krijuar dhe menaxhuar kalendarë editorialë.
- Eksperiencë me platformën Hootsuite dhe analizat e (p.sh. Google Analytics, Insights).
- Kreativ, energjik, i organizuar dhe i vëmendshëm ndaj detajeve
PËRGJEGJËSI
- Harton dhe zbaton strategji tërheqëse dhe impaktuese për rrjetet sociale që reflektojnë identitetin dhe vizionin tone.
- Krijon përmbajtje kreative dhe frymëzuese, duke përfshirë, artikuj, caption, tituj dhe slogane që qëndrojnë në mendje.
- Koncepton dhe menaxhon fushata që rrisin ndërveprimin, duke mbajtur komunikim të vazhdueshëm me audiencën tonë
- Bashkëpunon me dizajner për të krijuar përmbajtje vizuale që përcjell mesazhin e duhur me impakt maksimal.
- Monitoron performancën e postimeve dhe fushatave, analizon të dhënat dhe sugjeron përmirësime të bazuara në të dhëna.
- Sigurohet që të gjitha komunikimet të jenë në përputhje me misionin e institucionit.
- Merr pjesë në planifikimin dhe organizimin e eventeve dhe krijon përmbajtje vizuale dhe materiale promocionale.
- Ideon dhe realizon video për qëllime informuese dhe edukative.
- Qëndron i azhurnuar me teknologjitë dhe trendet më të fundit në marketingun digjital.
- Bashkëpunon me skuadrën për realizimin e iniciativave të përbashkëta të departamentit
- Jep ide dhe kontribuon në projekte të reja
Ftohen të gjithë të interesuarit të dërgojnë një CV të plotë, me detaje të edukimit dhe eksperiencave të punës si dhe me foto, elektronikisht në email-in: [email protected] ose shkresërisht në adresën: “Identitek” sh.a. Departamenti i Burimeve Njerëzore, Rruga "Xhanfize Keko, ish-Tipografia Ushtarake - Tiranë, Shqipëri.
Afati për dorëzimin e aplikimit: deri më 01.09.2025.
Apliko për këtë pozicion.
Vende të tjera vakante
-
20 January 2026Kërkohet Specialist/e pranë Departamentit të Prokurimeve Publike
-
20 January 2026Kërkohet Operator/e pranë Zyrës së Aplikimit Vlorë
-
20 January 2026Kërkohet Specialist/e Logjistike
-
14 January 2026Kërkohet Operator/e pranë Zyrës së Aplikimit Tirana 11
-
09 January 2026Kërkohet Operator/e në DVKM Gjirokastër (kontratë me afat)
-
09 January 2026Kërkohet Operator/e në Postribë (kontratë me afat)
-
09 January 2026Kërkohet Operator/e në DVKM Sarandë (kontratë me afat)
-
09 January 2026Kërkohet Operator/e në DVKM Korçë (kontratë me afat)
-
-
07 January 2026Kërkohet Specialist/e Marketingu
-
07 January 2026Kërkohet Menaxher/e
-
07 January 2026Kërkohet Sanitare