logo
logo
  • Kreu
  • Rreth IdentiTek
    • Rreth Nesh
    • Administratori
    • Zyrat e IdentiTek
    • Kontakt
  • Akte
  • Procedura
  • E-Kupon
  • Gjurmo
  • Komunikime
    • Njoftime
    • Karriera
  • Programi i Transparencës
  • Apliko Tani
  • Na Kontaktoni
  • EN
    • rr."Xhanfize Keko", Tiranë
    • [email protected]
    image
    • 07 April 2026

    Kërkohet Specialist i Sigurisë së Informacionit pranë Departamentit të Sigurisë së Informacionit

     “IDENTITEK” SH.A. është një shoqëri me kapital 100% shtetëror, me objekt veprimtarie prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit (ID) dhe pasaportave biometrike për shtetasit shqiptarë.

     

    Për nevoja të shoqërisë tonë kërkohet: 1 (një) Specialist i Sigurisë së Informacionit pranë Departamentit të Sigurisë së Informacionit .

     

    KËRKESA

     

    1. Të ketë përfunduar arsimin e lartë në shkenca kompjuterike, si: informatikë, informatikë ekonomike, inxhinieri informatike ose fusha të ngjashme;
    2. Preferohet diplomë Master në Teknologji Informacioni ose fusha të ngjashme;
    3. Të ketë eksperiencë pune mbi 2 (dy) vite në sigurinë e informacionit, menaxhimin e rreziqeve apo punë të ngjashme;
    4. Të ketë njohuri për monitorimin e sigurisë, analizën e incidenteve kibernetike dhe dobësive kibernetike, menaxhimin e aksesit dhe identitetit, si dhe standardin ISO 27001;
    5. Të ketë aftësi të mira analitike, komunikuese dhe bashkëpunuese.

     

    PËRGJEGJËSI

     

    1. Harton dhe zbaton politikat, procedurat dhe udhëzimet e sigurisë së informacionit brenda kompanisë.
    2. Monitoron dhe analizon sigurinë e sistemeve IT për të identifikuar ngjarje dhe anomali të sigurisë.
    3. Analizon rreziqet e kërcënimeve dhe dobësive të mundshme, duke propozuar kontrolle për zvogëlimin e rreziqeve.
    4. Analizon incidentet e sigurisë, identifikon, raporton dhe koordinon përgjigjet ndaj incidenteve të sigurisë.
    5. Konfiguron dhe mirëmban mjetet teknike (SIEM, SOAR, IDS/IPS), kryen kontrolle teknike për parandalimin dhe zbulimin e incidenteve kibernetike.
    6. Të njohë tipologjitë e rrjeteve dhe arkitekturat e mbrojtjes.
    7. Përputhshmëria me standardet dhe politikat e sigurisë: siguron që masat e sigurisë IT përputhen me politikat dhe kontrollet e ISO 27001.
    8. Kontrolli i aksesit dhe menaxhimi i identiteteve: mbikëqyrja e qasjes në sisteme për të siguruar që përdoruesit kanë autorizimin e nevojshëm.
    9. Auditimi i sigurisë së informacionit, si dhe auditime të brendshme, duke i raportuar menaxhmentit.
    10. Ndërgjegjësimi dhe trajnimi për sigurinë e informacionit: mbështetja në programet e edukimit të stafit mbi sigurinë kibernetike dhe zbatimi i politikave të ISO 27001.

     

    Ftohen të gjithë të interesuarit të dërgojnë një CV të plotë, me detaje të edukimit dhe eksperiencave të punës si dhe me foto, elektronikisht në email-in: [email protected] ose shkresërisht në adresën: “Idenditek” sh.a., Departamenti i Burimeve Njerëzore, Rruga "Xhanfize Keko, ish-Tipografia Ushtarake - Tiranë, Shqipëri.

     

    Afati për dorëzimin e aplikimit: deri më 14.04.2026.

    Apliko për këtë pozicion.

    Ngarko CV (PDF*)
    Vende të tjera vakante
    • image
      02 April 2026
      Kërkohet Specialist pranë Departamentit të Marketingut dhe Komunikimit.
    • image
      02 April 2026
      Kërkohet Menaxher pranë Departamentit të Prokurimeve Publike.
    • image
      02 April 2026
      Kërkohet Menaxher pranë Departamentit të Sigurisë Fizike, Logjistikës dhe Mirëmbajtjes.
    • image
      26 March 2026
      Kërkohet Specialist pranë Departamentit Juridik
    • image
      26 March 2026
      Kërkohet Menaxher pranë Departamentit Juridik
    • image
      19 March 2026
      Kërkohet Koordinator në Rajonin e Sarandës pranë Departamentit të Aplikimeve
    • image
      19 March 2026
      Kërkohet Specialist pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore
    • image
      18 March 2026
      Kërkohet Teknik pranë Departamentit të Investigimit dhe Cilësisë së të Dhënave
    • image
      12 March 2026
      Kërkohet Operator pranë Zyrës së Aplikimit Tiranë
    • image
      11 March 2026
      Kërkohet Specialist pranë Departamentit të Marketingut dhe Komunikimit
    • image
      09 March 2026
      Kërkohet Specialist pranë Sektorit të Sigurisë Fizike
    • image
      26 February 2026
      Kërkohet Operator në DVKM Kukës

    JEMI KËTU, TË PËRKUSHTUAR PËR T'JU NDIHMUAR.

    Na Kontaktoni
    shape
    shape
    image

    Rreth Nesh

    • Kreu
    • Rreth Nesh
    • Procedurat e Aplikimit
    • Njoftime
    • Karriera
    • Zyrat e IdentiTek

    Të Tjera

    • E-Kupon
    • Gjurmo
    • Akte
    • Programi i Transparencës
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Certifikime

    Kontakt

    • Rr. “Xhanfize Keko”,
      Ndërtesa nr. 111,
      Hyrja nr.1, Tiranë
    • 04 242 0000

    • [email protected]

    © Të Gjitha Të Drejtat e Rezervuara nga identiTek sh.a

    • Politika e Privatësisë