- 29 April 2026
Kërkohet Specialist Departamentit të Financës dhe Planifikimit Financiar
“IDENTITEK” SH.A. është një shoqëri me kapital 100% shtetëror, me objekt veprimtarie prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit (ID) dhe pasaportave biometrike për shtetasit shqiptarë.
Për nevoja të shoqërisë tonë kërkohet 1 (një) Specialist në Sektorin e Kontabilitetit dhe Pagesave pranë Departamentit të Financës dhe Planifikimit Financiar.
KËRKESA
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë për degët e financës;
- Të ketë eksperiencë punë mbi 1 (një) vit në punë ngjashme;
- Të ketë njohuri për programet bazë të kompjuterit, Microsoft Office, Financa 5;
- Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunuese.
- Të njohë gjuhën angleze.
PËRGJEGJËSI
- Kryen regjistrimin e të gjitha transaksioneve financiare të shoqërisë në sistemet e kontabilitetit.
- Është pjesë e grupit të punës për hartimin e dokumentave buxhetore të shoqërisë.
- Verifikon dhe shqyrton dokumentacionin mbështetës (faturat, kontratat, pasqyrat bankare) për të siguruar që janë në përputhje me transaksionet e regjistruara.
- Harton dhe mbështet eprorin direkt në përgatitjen e raporteve të ndryshme kontabël duke i klasifikuar ato sipas llojit, periudhës etj.
- Inventarizon dosjet e punës të departamentit dhe sigurohet mbi lotësimin e tyre në rast konstatimi mungesash dhe/ose pasaktësish.
- Përgatit materiale dhe informacione për supervizorin dhe drejtorin e financës.
- Mund të përfshihet në analiza financiare të veçanta dhe projekte, duke përfshirë analizën e investimeve, zhvillimin e modeleve financiare, apo analiza të tjera të nevojshme.
Ftohen të gjithë të interesuarit të dërgojnë një CV të plotë, me detaje të edukimit dhe eksperiencave të punës, elektronikisht në email-in: [email protected] ose shkresërisht në adresën: “IdentiTek” sh.a., Departamenti i Burimeve Njerëzore, Rruga "Xhanfize Keko, ish-Tipografia Ushtarake - Tiranë, Shqipëri.
Afati për dorëzimin e aplikimit: deri më 06.05.2026.
Apliko për këtë pozicion.
Vende të tjera vakante
-
-
-
-
09 April 2026Kërkohet Sanitare në Sektorin e Logjistikës
-
09 April 2026Kërkohet Specialist pranë Departamentit të Aplikimit
-
-
-
-
-
26 March 2026Kërkohet Specialist pranë Departamentit Juridik
-
26 March 2026Kërkohet Menaxher pranë Departamentit Juridik
-