- 09 April 2026
Kërkohet Sanitare në Sektorin e Logjistikës
“IDENTITEK” SH.A. është një shoqëri me kapital 100% shtetëror, me objekt veprimtarie prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit (ID) dhe pasaportave biometrike për shtetasit shqiptarë.
Për nevoja të shoqërisë tonë kërkohet 1 (një) Sanitare në Sektorin e Logjistikës, Departamentin e Sigurisë Fizike Logjistikës dhe Mirëmbajtjes.
KËRKESA
- Të ketë përfunduar arsimin e mesëm;
- Të shfaqë përgjegjësi dhe përkushtim në kryerjen e detyrave;
- Të respektojë kodin e etikës në lidhje me komunikimin;
- Të ketë fleksibilitet në oraret e punës;
- Të jetë person i besueshëm dhe punëtor;
PËRGJEGJËSI
- Të raportojë menjëherë çdo incident që lidhet me Standardet e Sigurisë te Supervizori i tij/saj;
- Të njohë dhe të zbatojë të gjitha kërkesat lidhur me Sigurinë, si dhe praktikat e vendosura për aktivitete të veçanta të punës;
- Të raportojë çdo situatë që nuk është në përputhje me Standardet dhe praktikat e vendosura;
- Të përdorë mjetet dhe pajisjet për qëllimet për të cilat janë krijuar;
- Të pastrojë zyrat dhe të gjitha zonat brenda ambienteve të shoqërisë. Kjo përfshin larjen e zyrave, tualeteve, fshirjen e pluhurit, pastrimin me fshesë dhe pastrimin sipas nevojës;
- Të pastrojë zonat rreth ndërtesës kryesore;
- Të jetë përgjegjës/e për përdorimin dhe zëvendësimin e produkteve të pastrimit;
- Të mirëmbajë dhe të shfrytëzojë me eficiencë të gjitha mjetet e pastrimit.
Ftohen të gjithë të interesuarit të dërgojnë një CV të plotë, me detaje të edukimit dhe eksperiencave të punës, elektronikisht në email-in: [email protected] ose shkresërisht në adresën: “Identitek” sh.a., Departamenti i Burimeve Njerëzore, Rruga "Xhanfize Keko, ish-Tipografia Ushtarake - Tiranë, Shqipëri.
Afati për dorëzimin e aplikimit: deri më 16.04.2026.
Apliko për këtë pozicion.
Vende të tjera vakante
-
09 April 2026Kërkohet Specialist pranë Departamentit të Aplikimit
-
-
-
-
-
26 March 2026Kërkohet Specialist pranë Departamentit Juridik
-
26 March 2026Kërkohet Menaxher pranë Departamentit Juridik
-
-
-
-
12 March 2026Kërkohet Operator pranë Zyrës së Aplikimit Tiranë
-