- 04 November 2025
Kërkohet Operator/e Regjistrimi
“IDENTITEK” SH.A. është një shoqëri me kapital 100% shtetëror, me objekt veprimtarie prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit (ID) dhe pasaportave biometrike për shtetasit shqiptarë.
Për nevoja të shoqërisë tonë kërkohet 1 (një) Operator/e Regjistrimi në Bashkinë Roskovec, Fier (kontratë me afat)
KËRKESA
- Diplomë Bachelor (preferuar).
- Aftësi të mira kompjuterike.
- Korrektësi në punë.
- Ndershmëri dhe maturi.
- Sjellje serioze.
- Saktësi në hedhjen e të dhënave.
- Aftësi të mira komunikimi dhe zotësi për të zgjidhur çdo situatë kritike.
- Disponueshmëri për të punuar jashtë orarit të punës.
- Fleksibilitet për të lëvizur brenda rajonit përkatës.
PËRGJEGJËSI
- Kryen procesin e regjistrimit dhe shpërndarjes për aplikantët (gjithë qytetarët shqiptarë) për letërnjoftim (ID) dhe pasaporta biometrike sipas procedurave të shoqërisë.
- Ndjek dhe zbaton të gjitha procedurat e brendshme të aplikimit dhe shpërndarjes.
- Menaxhon, mirëmban Zyrën e Identitek; materialet dhe pajisjet e zyrës etj.
- Siguron dhe menaxhon Kartat e Identitetit / Pasaportat në Zyrën e Identitek, sipas procedurave të përcaktuara.
- Krijon një mjedis mikpritës për të gjithë aplikantët dhe u shërben atyre me mirësjellje.
- Shpërndan informacionin në kohë me kolegët e zyrës për raste të proceseve të regjistimit.
- Përgatit raporte ditore, javore, mujore.
Ftohen të gjithë të interesuarit të dërgojnë një CV të plotë, me detaje të edukimit dhe eksperiencave të punës si dhe me foto, elektronikisht në email-in: [email protected] ose shkresërisht në adresën: “Identitek” sh.a., Departamenti i Burimeve Njerëzore, Rruga "Xhanfize Keko, ish-Tipografia Ushtarake - Tiranë, Shqipëri.
Afati për dorëzimin e aplikimit: deri më 10.11.2025.
Apliko për këtë pozicion.
Vende të tjera vakante
-
14 October 2025Kërkohet Operator/e Regjistrimi
-
04 September 2025Kërkohet Specialist Arkive dhe Protokolli
-
01 September 2025Kërkohet Teknik Shërbime IT
-
26 August 2025Kërkohet specialist/e i Sigurisë së Informacionit
-
-
19 August 2025Kërkohet Specialist për Komunikimin
-
15 August 2025Kërkohet Teknik i Sigurisë së Informacionit
-
04 August 2025Kërkohet Menaxher në Departamentin Ligjor
-
-
-
-