- 09 January 2026
Kërkohet Operator/e në DVKM Gjirokastër (kontratë me afat)
“IDENTITEK” SH.A. është një shoqëri me kapital 100% shtetëror, me objekt veprimtarie prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit (ID) dhe pasaportave biometrike për shtetasit shqiptarë.
Për nevoja të shoqërisë tonë kërkohet 1 (një) Operator/e në DVKM Gjirokastër (kontratë me afat)
KËRKESA
- Diplomë Bachelor (preferuar).
- Aftësi të mira kompjuterike.
- Korrektësi në punë.
- Ndershmëri dhe maturi.
- Sjellje serioze.
- Saktësi në hedhjen e të dhënave.
- Aftësi të mira komunikimi dhe zotësi për të zgjidhur çdo situatë kritike.
- Disponueshmëri për të punuar jashtë orarit të punës.
- Fleksibilitet për të lëvizur brenda rajonit përkatës.
- Njohuri të gjuhës Angleze
PËRGJEGJËSI
- Kryen regjistrimin/shpërndarjen për letërnjoftim elektronik për të gjithë shtetasit sipas procedurave të miratuara;
- Kryen shpërndarjen për dokumenta biometrike në DVKM sipas procedurave të miratuara;
- Ndjek dhe zbaton të gjitha procedurat e brendshme të regjistrimit dhe raporton çdo problem në kohë;
- Menaxhon, mirëmban Zyrën e Aplikimit/Shpërndarjes, materialet dhe pajisjet e zyrës etj;
- Organizon dhe vendos në dosje dokumentat përkatese të ndara në baza mujore;
- Është përgjegjës për sigurinë fizike të dokumentave biometrike në Zyrat e Shpërndarjes sipas procedurave të miratuara;
- Shpërndan informacionin në kohë me kolegët e zyrës për raste të proceseve të regjistimit;
- Krijon një ambjent mikpritës për të gjithë personat dhe u shërben atyre me mirësjellje;
- Gjatë kryerjes së detyrës zbaton politikat e brendshme të shoqërisë të përcaktuara në akte të ndryshme të miratuara;
- Kryen detyrat e ngarkuara nga ligji, aktet nënligjore, rregullorja e brendshme e shoqërisë me profesionalizëm dhe përkushtim;
- Detyrat e e tij/saj mund të ndryshohen në mënyrë të arsyeshme, në përputhje me nevojat operacionale dhe/ose të veprimtarisë tregtare.
Ftohen të gjithë të interesuarit të dërgojnë një CV të plotë, me detaje të edukimit dhe eksperiencave të punës si dhe me foto, elektronikisht në email-in: [email protected] ose shkresërisht në adresën: “Identitek” sh.a., Departamenti i Burimeve Njerëzore, Rruga "Xhanfize Keko, ish-Tipografia Ushtarake - Tiranë, Shqipëri.
Afati për dorëzimin e aplikimit: deri më 16.01.2026.
Apliko për këtë pozicion.
Vende të tjera vakante
-
20 January 2026Kërkohet Specialist/e pranë Departamentit të Prokurimeve Publike
-
20 January 2026Kërkohet Operator/e pranë Zyrës së Aplikimit Vlorë
-
20 January 2026Kërkohet Specialist/e Logjistike
-
14 January 2026Kërkohet Operator/e pranë Zyrës së Aplikimit Tirana 11
-
09 January 2026Kërkohet Operator/e në Postribë (kontratë me afat)
-
09 January 2026Kërkohet Operator/e në DVKM Sarandë (kontratë me afat)
-
09 January 2026Kërkohet Operator/e në DVKM Korçë (kontratë me afat)
-
-
07 January 2026Kërkohet Specialist/e Marketingu
-
07 January 2026Kërkohet Menaxher/e
-
07 January 2026Kërkohet Sanitare
-
18 December 2025Kërkohet Teknik i Lartë Regjistrimi në Bashkinë Sarandë