- 07 January 2026
Kërkohet Menaxher/e
IDENTITEK” SH.A. është një shoqëri me kapital 100% shtetëror, me objekt veprimtarie prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit (ID) dhe pasaportave biometrike për shtetasit shqiptarë.
Për nevoja të shoqërisë tonë kërkohet Menaxher/e në Departamentin e Sigurisë Fizike, Logjistikës dhe Mirëmbajtjes, Divizioni i Shërbimeve Mbështetëse.
KËRKESA
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë, preferohet Inxhinieri Elektronike-Elektike;
- Të ketë eksperiencë punë mbi 3 (tre) vjet në punë ngjashme;
- Të ketë njohuri shume te mira për programet bazë të kompjuterit, Microsoft Office,
- Të ketë përvojë në zbatimin e politikave, procedurave dhe protokolleve të sigurisë;
- Aftësi në përdorimin e sistemeve të sigurisë si: Sistemi i Monitorimit (BMS), Sistemi i Kamerave (CCTV), Sistemi i kontrollit të hyrjes;
- Aftësi të forta organizative, aftësia për të qenë fleksibël dhe për të punuar mirë nën presion në një mjedis ekipor me ritme të shpejta;
- Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunuese.
PËRGJEGJËSI
- Të raportojë menjëherë çdo incident që lidhet me Standardet e sigurise tek Drejtori/ja i Divizionit të Shërbimeve Mbështetëse
- Të njohë dhe të zbatojë të gjitha kërkesat lidhur me Sigurinë si dhe praktikat e vendosura për aktivitete të veçanta të punës;
- Të raportojë në çdo situatë që nuk është në përputhje me Standardet dhe praktikat e vendosura;
- Të përdorë mjetet dhe pajisjet për qëllimin që ato janë krijuar dhe të ketë trajnimin e duhur si dhe autorizimin për të përdorur mjetet dhe pajisjet;
- Zhvillon politikat dhe procedurat e sigurisë me qëllim ruajtjen e standardeve të sigurisë si në aspekt të personelit, ashtu dhe për asetet e luajtshme dhe të paluajtshme të shoqërisë;
- Në bashkëpunim me eprorin direkt përcakton prioritetet e departamentit dhe ndjek zbatimin e tyre;
- Administron matricen e aksesit të punonjësve dhe aksesit te kontraktorëve në zyrën qëndrore të shoqërisë në funksion te kufizimeve të miratuara;
- Bashkëpunon me departamentin mbi hartimin e listeprezencës në punë, mbi planifikimin e lejeve vjetore dhe planifikimin ose miratimin e orëve jashtë orarit për punonjësit e departamentit;
- Bashkëunon me punonjësit e departamentit mbi hartimin e nevojave dhe specifikimeve teknike për mallra, punë ose shërbime të ndryshme;
- Në bashkëpunim më Sektorin e Sistemeve dhe Infrastrukturës se IT-së organizon procesin e dërgimit të “back-up tape” në vendndodhjen e percaktuar;
- Bashkëpunon brenda dhe jasht departamentit lidhur më hartimin dhe përmirësimin e procedurave të ndryshme të punës;
- Planifikon dhe harton nevojat e departamentit në funksion të miratimit të buxhetit të shoqërisë;
- Organizon takime, trajnime me punonjësit e shoqërisë me qëllim ndërgjegjësimin e tyre lidhur me zbatimin e rregullave të sigurisë;
- Verifikon periodikisht zbatimin e planeve të masave emergjente dhe raporton mbi gjetjet përkatese;
- Rekomandon ndryshime ose përmirësime në sistemin e regjistrimit të softuerëve për aktivitetet e rojeve të sigurisë;
- Në bashkëpunim me eproret direkt harton politikat, protokollet dhe procedurat e sigurisë;
- Planifikon dhe koordinon veprimtarinë e sigurisë për lidhur me aktivitete specifike;
- Zbaton ndryshimet në sistemet e sigurisë bazuar në procedurat përkatëse;
- Gjatë kryerjes së detyrës zbaton politikat e brendshme të shoqërisë të përcaktuara në akte të ndryshme të miratuara;
Ftohen të gjithë të interesuarit të dërgojnë një CV të plotë, me detaje të edukimit dhe eksperiencave të punës, elektronikisht në email-in: [email protected] ose shkresërisht në adresën: “Identitek” sh.a., Departamenti i Burimeve Njerëzore, Rruga "Xhanfize Keko, ish-Tipografia Ushtarake - Tiranë, Shqipëri.
Afati për dorëzimin e aplikimit: deri më 16.01.2026.
Apliko për këtë pozicion.
Vende të tjera vakante
-
20 January 2026Kërkohet Specialist/e pranë Departamentit të Prokurimeve Publike
-
20 January 2026Kërkohet Operator/e pranë Zyrës së Aplikimit Vlorë
-
20 January 2026Kërkohet Specialist/e Logjistike
-
14 January 2026Kërkohet Operator/e pranë Zyrës së Aplikimit Tirana 11
-
09 January 2026Kërkohet Operator/e në DVKM Gjirokastër (kontratë me afat)
-
09 January 2026Kërkohet Operator/e në Postribë (kontratë me afat)
-
09 January 2026Kërkohet Operator/e në DVKM Sarandë (kontratë me afat)
-
09 January 2026Kërkohet Operator/e në DVKM Korçë (kontratë me afat)
-
-
07 January 2026Kërkohet Specialist/e Marketingu
-
07 January 2026Kërkohet Sanitare
-
18 December 2025Kërkohet Teknik i Lartë Regjistrimi në Bashkinë Sarandë