logo
logo
  • Kreu
  • Rreth IdentiTek
    • Rreth Nesh
    • Administratori
    • Zyrat e IdentiTek
    • Kontakt
  • Akte
  • Procedura
  • E-Kupon
  • Gjurmo
  • Komunikime
    • Njoftime
    • Karriera
  • Programi i Transparencës
  • Apliko Tani
  • Na Kontaktoni
  • EN
    • rr."Xhanfize Keko", Tiranë
    • [email protected]
    image
    • 19 May 2026

    Kërkohet Menaxher pranë Departamentit të Sigurisë Fizike, Logjistikës dhe Mirëmbajtjes

     “IDENTITEK” SH.A. është një shoqëri me kapital 100% shtetëror, me objekt veprimtarie prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit (ID) dhe pasaportave biometrike për shtetasit shqiptarë.

     

    Për nevoja të shoqërisë tonë kërkohet: 1 (një) Menaxher pranë Departamentit të Sigurisë Fizike, Logjistikës dhe Mirëmbajtjes.

     

    KËRKESA

     

    1. Të ketë përfunduar arsimin e lartë niveli Master Shkencor në profile elektrike/elektronike;
    2. Të ketë mbi 5 (pesë) vite eksperiencë pune në pozicione të ngjashme;
    3. Të ketë përvojë në menaxhimin e sistemeve kritike, procedurave dhe protokolleve të sigurisë;
    4. Të ketë aftësi shumë të mira në përdorim e paketës Microsoft Office.
    5. Të ketë aftësi të mira menaxhuese, komunikuese dhe bashkëpunuese.

     

    PËRGJEGJËSI

     

    1. Drejton, organizon dhe menaxhon veprimtarinë e Departamentit, duke përcaktuar prioritet e punës, shpërndan detyrat dhe mbikëqyr zbatimin e tyre në përputhje me objektivat dhe nevojat operacionale të shoqërisë.
    2. Siguron funksionimin normal dhe me efikasitet të sistemve kritike, pajisjeve industriale dhe infrastrukturës mbështetëse, në bashkëpunim me strukturat përkatëse të shoqërisë, si dhe propozon dhe merr masa të menjëherëshme për përmirësimin e funksionimit të tyre.
    3. Planifikon, organizon dhe mbikëqyr aktivitetet që lidhen me sigurinë fizike proceset logjistike, mirëmbajtjen dhe administrimin e ambienteve dhe aseteve të shoqërisë.
    1. Mbikëqyr zbatimin e politikave, procedurave dhe standarteve të sigurisë për mbrojtjen e personelit, aseteve të luajtshme dhe të paluajtshme si dhe raporton menjëherë çdo incident, parregullsi ose situatë që nuk është në përputhje me standartet dhe praktikat e miratuara.
    1. Sigurohet për zbatimin korrekt të kërkesave dhe praktikave të sigurisë në aktivitet e përditëshme të punës, duke garantuar përdorimin e duhur të mjeteve dhe pajisjeve vetëm nga persona të trajnuar dhe të autorizuar.
    2. Koordinon dhe kontrollon mbarëvajtjen e punës në sektorët në varësi, me qëllim garantimin e cilësisë, produktivitetit, efikasitetit dhe respektimit të afateve të përcaktuara.
    3. Përcakton nevojat për mjete, pajisje dhe burime njerëzore e materiale të nevojshme për realizimin e detyrave të departamentit dhe merr masa për sigurimin e tyre në kohë.
    4. Në bashkëpunim me eprorin direkt, përcakton prioritet e departamentit, ndjek realizimin etyre dhe kontribuon në hartimin dhe përmirësimin e proçedurave të punës dhe sitemeve të administrimit operacional dhe të sigusrisë.
    5. Verifikon periodikisht zbatimin e planeve të masave të emergjente, mbikëqyr proçeset e hyrje-daljeve të vizitorëve dhe rekomandon ndryshime ose përmirësime në sitemet dhe softwarët e përdorur për aktivitet e sigurisë.
    6. Harton raporte periodike mbi veprimtarinë e departamenit dhe magazinës, analizon problematikat e evidentuara dhe sygjeron masa për optimizim dhe përmirësimin e proçeseve të punës.
    7. Përgjigjet për administrimin dhe performancën e stafit në varësi, si dhe bashkëpunon me të gjithë strukturat e shoqërisë për garantimin e mbarëvajtjes së aktivitetit të përgjithshëm.
    8. Merr pjesë në grupe pune me urdhër të titullarit dhe zbaton me profesionalizëm detyrat e ngarkuara nga legjislacioni në fuqi, aktet nënligjore, rregullorja e brendshme dhe aktet e tjera të miratuara të shoqërisë.
    9. Detyrat dhe përgjegjësitë e pozicionit mund të ndryshohen në mënyrë të arsyeshme, në përputhje me nevojat operacionale dhe zhvillimin e veprimtarisë së shoqërisë.

     

    Ftohen të gjithë të interesuarit të dërgojnë një CV të plotë, me detaje të edukimit dhe eksperiencave të punës, si dhe me foto, elektronikisht në email-in: [email protected] ose fizikisht në adresën: “Idenditek” sh.a., Departamenti i Burimeve Njerëzore, Rruga "Xhanfize Keko, ish-Tipografia Ushtarake - Tiranë, Shqipëri.

     

    Afati për dorëzimin e aplikimit: deri më 31.05.2026.

     

    Apliko për këtë pozicion.

    Ngarko CV (PDF*)
    Vende të tjera vakante
    • image
      19 May 2026
      Kërkohet Teknik në Sektorin e Arkivës pranë Departamentit të Investigimit dhe Cilësisë së të Dhënave.
    • image
      19 May 2026
      Kërkohet Specialist pranë Departamentit Ligjor
    • image
      07 May 2026
      Kërkohet Operator pranë Zyrës së Aplikimeve Elbasan
    • image
      29 April 2026
      Kërkohet Teknik Shërbime IT në Sektorin e Sigurisë së Rrjetit Kompjuterik dhe Shërbimeve IT
    • image
      29 April 2026
      Kërkohet Specialist Departamentit të Financës dhe Planifikimit Financiar
    • image
      17 April 2026
      Kërkohet Operator pranë Zyrës së Shpërndarjes Policia Tiranë
    • image
      14 April 2026
      Kërkohet Asistent Magazinier pranë Departamentit të Sigurisë Fizike Logjistikës dhe Mirëmbajtjes.
    • image
      09 April 2026
      Kërkohet Sanitare në Sektorin e Logjistikës
    • image
      09 April 2026
      Kërkohet Specialist pranë Departamentit të Aplikimit
    • image
      07 April 2026
      Kërkohet Specialist i Sigurisë së Informacionit pranë Departamentit të Sigurisë së Informacionit
    • image
      02 April 2026
      Kërkohet Specialist pranë Departamentit të Marketingut dhe Komunikimit.
    • image
      02 April 2026
      Kërkohet Menaxher pranë Departamentit të Prokurimeve Publike.

    JEMI KËTU, TË PËRKUSHTUAR PËR T'JU NDIHMUAR.

    Na Kontaktoni
    shape
    shape
    image

    Rreth Nesh

    • Kreu
    • Rreth Nesh
    • Procedurat e Aplikimit
    • Njoftime
    • Karriera
    • Zyrat e IdentiTek

    Të Tjera

    • E-Kupon
    • Gjurmo
    • Akte
    • Programi i Transparencës
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Certifikime

    Kontakt

    • Rr. “Xhanfize Keko”,
      Ndërtesa nr. 111,
      Hyrja nr.1, Tiranë
    • 04 242 0000

    • [email protected]

    © Të Gjitha Të Drejtat e Rezervuara nga identiTek sh.a

    • Politika e Privatësisë