- 02 April 2026
Kërkohet Menaxher pranë Departamentit të Sigurisë Fizike, Logjistikës dhe Mirëmbajtjes.
“IDENTITEK” SH.A. është një shoqëri me kapital 100% shtetëror, me objekt veprimtarie prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit (ID) dhe pasaportave biometrike për shtetasit shqiptarë.
Për nevoja të shoqërisë tonë kërkohet: 1 (një) Menaxher pranë Departamentit të Sigurisë Fizike, Logjistikës dhe Mirëmbajtjes.
KËRKESA
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë ( Master Shkencor) në profile elektrike/elektronike;
- Të ketë mbi 5 (pesë) vite eksperiencë pune në pozicione të ngjashme;
- Të ketë përvojë në menaxhimin e sistemeve kritike, procedurave dhe protokolleve të sigurisë;
- Të ketë aftësi shumë të mira në përdorim e paketës Microsoft Office.
- Të ketë aftësi të mira menaxhuese, komunikuese dhe bashkëpunuese.
PËRGJEGJËSI
- Siguron mbarëvajtjen e sistemeve kritike për funksionimin e tyre në mënyrë maksimale, në bashkëpunim me të gjitha strukturat e Shoqërisë;
- Merr masa të menjëhershme dhe bën propozime për funksionimin me efikasitet të sistemeve;
- Drejton dhe menaxhon punën në Departament, vendos prioritetet e punës dhe sigurohet për zbatimin e tyre;
- Planifikon, organizon dhe mbikëqyr aktivitetet që lidhen me sigurinë fizike të institucionit, menaxhimin e proceseve logjistike dhe mirëmbajtjes;
- Merr masa në kohë për të siguruar furnizimin me mallra dhe shërbime;
- Identifikon, merr masa menjëherë për çdo incident që lidhet me standardet e sigurisë dhe raporton menjëherë tek Drejtori i Divizionit;
- Njeh dhe zbaton të gjitha kërkesat lidhur me sigurinë, si dhe praktikat e vendosura për aktivitete të veçanta të punës;
- Raporton për çdo situatë që nuk është në përputhje me standardet dhe praktikat e vendosura;
- Përdor mjetet dhe pajisjet për qëllimin për të cilin janë krijuar dhe ka trajnimin e duhur, si dhe autorizimin për përdorimin e tyre;
- Mbikëqyr dhe zbaton politikat dhe procedurat e sigurisë me qëllim ruajtjen e standardeve të sigurisë, si për personelin, ashtu edhe për asetet e luajtshme dhe të paluajtshme të shoqërisë;
- Mbikëqyr dhe kontrollon mbarëvajtjen e punës në secilin sektor, me qëllim përmbushjen e kërkesave me cilësi, duke mbajtur një nivel të lartë produktiviteti dhe efikasiteti;
- Koordinon, organizon dhe shpërndan detyrat dhe përgjegjësitë tek ekipet që mbulon në mënyrë të barabartë dhe në përputhje me proceset e punës;
- Përcakton mjetet, pajisjet dhe burimet që janë të nevojshme për të përmbushur detyrat e caktuara dhe siguron që këto të jenë në dispozicion të ekipit;
- Në bashkëpunim me eprorin direkt, përcakton prioritetet e departamentit dhe ndjek zbatimin e tyre;
- Bashkëpunon me eprorin direkt lidhur me hartimin dhe përmirësimin e procedurave të ndryshme të punës;
- Verifikon periodikisht zbatimin e planeve të masave emergjente dhe raporton mbi gjetjet përkatëse;
- Planifikon dhe rekomandon ndryshime ose përmirësime në sistemin e regjistrimit të softuerëve për aktivitetet e rojeve të sigurisë;
- Mbikëqyr procesin e hyrje-daljeve të vizitorëve në ambientet e zyrës qendrore, që administrohet nga ekipi, nëse kryhet sipas procedurave të miratuara;
- Merr masa për planifikimin në kohë të aktivitetit të përditshëm të punës, duke u kujdesur në veçanti për zbatimin e afateve;
- Merr pjesë në grupe pune me urdhër të titullarit;
- Harton raporte në lidhje me Departamentin dhe magazinën;
- Harton raporte të rregullta dhe sugjeron përmirësime për optimizimin e proceseve dhe për të siguruar rezultate më të mira;
- Përgjigjet për punën dhe stafin në varësi të Departamentit;
- Bashkëpunon me strukturat e Shoqërisë për mbarëvajtjen e punës në tërësi;
- Planifikon ndryshimet në sistemet e sigurisë, bazuar në procedurat përkatëse;
- Gjatë kryerjes së detyrës, zbaton politikat e brendshme të shoqërisë të përcaktuara në akte të ndryshme të miratuara;
- Kryen detyrat e ngarkuara nga ligji, aktet nënligjore dhe rregullorja e brendshme e shoqërisë me profesionalizëm dhe përkushtim;
- Detyrat e pozicionit “Menaxher” mund të ndryshohen në mënyrë të arsyeshme, në përputhje me nevojat operacionale dhe/ose të veprimtarisë tregtare.
Ftohen të gjithë të interesuarit të dërgojnë një CV të plotë, me detaje të edukimit dhe eksperiencave të punës, si dhe me foto, elektronikisht në email-in: [email protected] ose fizikisht në adresën: “Idenditek” sh.a., Departamenti i Burimeve Njerëzore, Rruga "Xhanfize Keko, ish-Tipografia Ushtarake - Tiranë, Shqipëri.
Afati për dorëzimin e aplikimit: deri më 10.04.2026.
Apliko për këtë pozicion.
Vende të tjera vakante
-
-
-
26 March 2026Kërkohet Specialist pranë Departamentit Juridik
-
26 March 2026Kërkohet Menaxher pranë Departamentit Juridik
-
-
-
-
12 March 2026Kërkohet Operator pranë Zyrës së Aplikimit Tiranë
-
-
09 March 2026Kërkohet Specialist pranë Sektorit të Sigurisë Fizike
-
26 February 2026Kërkohet Operator në DVKM Kukës
-
26 February 2026Kërkohet Operator në Fier, (kontratë me afat)