- 02 April 2026
Kërkohet Menaxher pranë Departamentit të Prokurimeve Publike.
“IDENTITEK” SH.A. është një shoqëri me kapital 100% shtetëror, me objekt veprimtarie prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit (ID) dhe pasaportave biometrike për shtetasit shqiptarë.
Për nevoja të shoqërisë tonë kërkohet: 1 (një) Menaxher pranë Departamentit të Prokurimeve Publike.
KËRKESA
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë, niveli Master Shkencor, në shkencat juridike ose ekonomike;
- Të ketë eksperiencë pune mbi 5 (pesë) vjet në punë të ngjashme;
- Të ketë aftësi të mira analitike, strategjike dhe organizative;
- Të ketë njohuri për programet bazë të kompjuterit;
- Të ketë aftësi të mira menaxheriale, komunikuese dhe bashkëpunuese
PËRGJEGJËSI
- Drejton dhe menaxhon punën në Departament, vendos prioritetet e punës dhe sigurohet për zbatimin e tyre.
- Mbikëqyr hartimin e regjistrit vjetor të prokurimeve publike, bazuar në parashikimet e nevojave të çdo departamenti.
- Përgjigjet për koordinimin dhe organizimin brenda departamentit të procedurave të prokurimit, me qëllim realizimin e tyre sipas afateve të parashikuara.
- Merr pjesë në komisione si Njësi/KVO/KSHA, sipas rastit.
- Kërkon nga departamentet e tjera evidentimin e procedurave të prokurimit sipas prioriteteve, me qëllim realizimin e tyre brenda afateve të planifikuara.
- Monitoron dhe koordinon brenda departamentit hartimin e dokumenteve standarde të tenderit, në përputhje me kërkesat e legjislacionit në fuqi për prokurimet publike.
- Monitoron dhe verifikon plotësimin e dosjeve të procedurave të prokurimit, me qëllim arkivimin e tyre sipas ligjit.
- Përgjigjet për hartimin e raporteve periodike, ose sipas kërkesës, për Agjencinë e Prokurimeve Publike dhe institucionet e tjera të përfshira në proces, mbi respektimin e procedurave.
- Shpërndan punën në Departament për të siguruar realizimin në kohë dhe me cilësi të detyrave, si dhe arritjen e objektivave të planifikuara.
- Koordinon punën në Departament në funksion të kërkesave nga institucione të treta, si Agjencia e Prokurimit Publik, Komisioni i Prokurimit Publik etj., me qëllim përgjigjen në kohë dhe në përputhje me legjislacionin.
- Udhëzon stafin për përmbushjen e objektivave, si dhe përgjigjet për mbarëvajtjen e punës në Departament.
- Gjatë kryerjes së detyrës, zbaton politikat e brendshme të shoqërisë, të përcaktuara në akte të ndryshme të miratuara, dhe kryen detyrat e ngarkuara nga ligji, aktet nënligjore dhe rregullorja e brendshme e shoqërisë, me profesionalizëm dhe përkushtim.
Ftohen të gjithë të interesuarit të dërgojnë një CV të plotë, me detaje të edukimit dhe eksperiencave të punës, si dhe me foto, elektronikisht në email-in: [email protected] ose fizikisht në adresën: “Idenditek” sh.a., Departamenti i Burimeve Njerëzore, Rruga "Xhanfize Keko, ish-Tipografia Ushtarake - Tiranë, Shqipëri.
Afati për dorëzimin e aplikimit: deri më 10.04.2026.
Apliko për këtë pozicion.
Vende të tjera vakante
-
-
-
26 March 2026Kërkohet Specialist pranë Departamentit Juridik
-
26 March 2026Kërkohet Menaxher pranë Departamentit Juridik
-
-
-
-
12 March 2026Kërkohet Operator pranë Zyrës së Aplikimit Tiranë
-
-
09 March 2026Kërkohet Specialist pranë Sektorit të Sigurisë Fizike
-
26 February 2026Kërkohet Operator në DVKM Kukës
-
26 February 2026Kërkohet Operator në Fier, (kontratë me afat)