- 26 March 2026
Kërkohet Menaxher pranë Departamentit Juridik
“IDENTITEK” SH.A. është një shoqëri me kapital 100% shtetëror, me objekt veprimtarie prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit (ID) dhe pasaportave biometrike për shtetasit shqiptarë.
Për nevoja të shoqërisë tonë kërkohet: 1 (një) Menaxher pranë Departamentit Juridik.
KËRKESA
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë niveli Master Shkencor, në shkencat Juridike;
- Të ketë eksperiencë minimumi 7 (shtatë) vite punë të konsoliduar në fushën e drejtësisë;
- Të ketë njohuri për ligjin në fushën e IT-së përvojë të mëparshme në kompani apo institucione me fushë përgjegjësie (Teknologji dhe Informacion);
- Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunuese.
PËRGJEGJËSI
1.Verifikon bazueshmërinë ligjore të të gjitha akteve administrative që nënshkruhen nga Administratori i shoqërisë;
- Analizon, këshillon dhe interpreton ligje dhe akte nënligjore për çështje të ngarkuara nga Drejtori i Divizionit;
- Organizon dhe mbikqyr përfaqësimin ligjor të shoqërisë në procese gjyqësore si dhe organizon punën brenda Departamentit. Kjo përfshin ndarjen e detyrave, zhvillimin profesional të ekipit dhe vlerësimin e performancës;
- Merr pjesë në hartimin e akteve vendimarrëse që propozon shoqëria për Këshillin Mbikqyrës dhe/ose Asamblenë e Përgjithshme, duke verifikuar përputhshmërinë ligjore;
- Identifikon nevojat për ndryshime në aktet ligjore dhe nënligjore të lidhura direkt me aktivitetin e shoqërisë dhe propozon ndryshime;
- Monitoron ndryshimet në legjislacion vendas dhe të BE-së dhe informon strukturat përkatëse të Shoqërisë për ndikimin e tyre në veprimtarinë e saj;
- Identifikon dhe propozon masa për parandalimin ose minimizimin e risqeve ligjore që mund të lindin nga veprimtaria e Shoqërisë;
- Këshillon për politikat dhe procedurat e brendshme për të siguruar përputhjen me rregulloret dhe ligjet në fuqi, si dhe legjislacionin e BE-së;
- Siguron koordinimin ndërmjet Departamentit Ligjor dhe strukturave të tjera të shoqërisë në trajtimin e çështjeve ligjore;
- Kryen detyrat e ngarkuara nga ligji, aktet nënligjore, Rregullorja e Brendshme e Shoqërisë me profesionalizëm dhe përkushtim.
- Kryen detyra të tjera të ngjashme të ngarkuara nga Drejtori i Divizionit.
- Detyrat e Menaxherit të Departamenti Ligjor mund të ndryshohen në mënyrë të arsyeshme, në përputhje me nevojat operacionale dhe/ose të veprimtarisë tregtare.
Ftohen të gjithë të interesuarit të dërgojnë një CV të plotë, me detaje të edukimit dhe eksperiencave të punës si dhe me foto, elektronikisht në email-in: [email protected] ose shkresërisht në adresën: “Idenditek” sh.a., Departamenti i Burimeve Njerëzore, Rruga "Xhanfize Keko, ish-Tipografia Ushtarake - Tiranë, Shqipëri.
Afati për dorëzimin e aplikimit: deri më 01.04.2026.
Apliko për këtë pozicion.
Vende të tjera vakante
-
26 March 2026Kërkohet Specialist pranë Departamentit Juridik
-
-
-
-
12 March 2026Kërkohet Operator pranë Zyrës së Aplikimit Tiranë
-
-
09 March 2026Kërkohet Specialist pranë Sektorit të Sigurisë Fizike
-
26 February 2026Kërkohet Operator në DVKM Kukës
-
26 February 2026Kërkohet Operator në Fier, (kontratë me afat)
-
26 February 2026Kërkohet Operator në Belsh
-
24 February 2026Kërkohet Menaxher në Departamentin e Projekteve dhe Inovacionit
-
23 February 2026Kërkohet Operator/e në zyrën e aplikimit Sarandë (kontratë me afat)