logo
  • Kreu
  • Rreth IdentiTek
    • Rreth Nesh
    • Administratori
    • Zyrat e IdentiTek
    • Kontakt
  • Akte
  • Procedura
  • E-Kupon
  • Gjurmo
  • Komunikime
    • Njoftime
    • Karriera
  • Programi i Transparencës
  • Apliko Tani
  • Na Kontaktoni
  • EN
    • rr."Xhanfize Keko", Tiranë
    • +355 44 519 999
    • [email protected]

    Aksesibiliteti

    Teksti

    Kontrasti

    Leximi

    Navigimit

    image
    • 04 August 2025

    Kërkohet Menaxher në Departamentin Ligjor

    “IDENTITEK” SH.A. është një shoqëri me kapital 100% shtetëror, me objekt veprimtarie prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit (ID) dhe pasaportave biometrike për shtetasit shqiptarë.

     

    Për nevoja të shoqërisë tonë kërkohet Menaxher në Departamentin Ligjor.

    KËRKESA

     

    1. Diplomë Bachelor/Master për Drejtësi.
    2. Të kenë aftësi shumë të mira planifikimi dhe organizimi pune.
    3. Të ketë mbi 5 vite eksperiencë të konsoliduar në fushën e drejtësisë.
    4. Të ketë njohui mbi gjuhën angleze dhe përdorimin e programeve kompjuterike.
    5. Të ketë aftësi për të integruar informacionin me politikat institucionale.

    PËRGJEGJËSI

     

    1. Verifikon bazueshmerinë ligjore të të gjitha akteve administrative që nënshkruhen nga administratori i shoqërisë;
    2. Është përgjegjës për menaxhimin e çështjeve të ndryshme ligjore të shoqërisë përfshirë analiza ligjore, relacione mbi ankimime lidhur me procedura specifike të organizuara nga shoqëria dhe çështje të tjera që mund të dalin gjatë operacioneve të përditshme;
    3. Ndjek cështjet ligjore në gjykata të ndryhme brenda R.SH. ku është palë shoqëria si dhe organizon punën brenda Departamentit për ndjekjen me efektivitet të tyre;
    4. Merr pjesë në hartimin e akteve vendimmarrëse që propozon shoqëria për Këshillin Mbikëqyrës dhe/ose Asamblenë e Përgjithshme, duke verifikuar bazueshmërine ligjore;
    5. Identifikon nevojat për ndryshime në aktet ligjore dhe nënligjore të lidhura direkt me aktivitetin e shoqërisë dhe propozon ndryshime;
    6. Ka përgjegjësinë për të drejtuar, organizuar dhe mbikëqyrur punën e punonjësve të departamentit. Kjo përfshin ndarjen e detyrave, monitorimin e performancës dhe zhvillimin e ekipit;
    7. Jep mendime me karakter ligjor për akte te hartuara nga Departamente të tjera të shoqërisë;
    8. Analizon, parashikon dhe identifikon situata potencialisht me risk për shoqërinë në këndveshtrim ligjor;
    9. Ndihmon në hartimin e politikave dhe procedurave të brendshme të shoqërisë që janë në përputhje me ligjin dhe rregulloret në fuqi;
    10. Përfshihet në negociata dhe hartimin e marrëveshjeve të ndryshme, përfshirë marrëveshje kontraktuale, marrëveshje bashkëpunimi dhe të tjera;
    11. Ndjek ndryshimet në aktet ligjore dhe nënligjore që lidhen me fushën e aktivitetit të shoqërisë dhe sigurohet që aktet e shoqërisë hartohen në përputhje me to;
    12. Raporton eprorit direkt dhe/ose Administratorit lidhur me problematika të ndryshme të analizuara dhe verifikuara në aspektin ligjor;
    13. Gjatë kryerjes së detyrës zbaton politikat e brendshme të shoqërisë të përcaktuara në akte të ndryshme të miratuara;
    14. Kryen detyrat e ngarkuara nga ligji, aktet nënligjore, rregullorja e brendshme e shoqërisë me profesionalizëm dhe përkushtim;
    15. Detyrat e Menaxherit/es së Departamentit Ligjor mund të ndryshohen në mënyrë të arsyeshme, në përputhje me nevojat operacionale dhe/ose të veprimtarisë tregtare.

     

     

    Ftohen të gjithë të interesuarit të dërgojnë një CV të plotë, me detaje të edukimit dhe eksperiencave të punës si dhe me foto, elektronikisht në email-in: [email protected] ose shkresërisht në adresën: “Identitek” sh.a., Departamenti i Burimeve Njerëzore, Rruga "Xhanfize Keko”, ish-Tipografia Ushtarake - Tiranë, Shqipëri.

     

     

    Afati për dorëzimin e aplikimit: deri më 18.08.2025.

    Apliko për këtë pozicion.

    Ngarko CV (PDF*)
    Vende të tjera vakante
    • image
      28 October 2026
      Kërkohet Specialist Shërbimi IT pranë Departamentit të Infrastrukturës, Sistemeve dhe Inovacionit Digjital, me kontratë 1-vjeçare
    • image
      22 October 2026
      Kërkohet Operator në zyrën e Shpërndarjes Policia Rrëshen – Departamenti i Aplikimeve
    • image
      15 October 2026
      Kërkohet Sanitar/e pranë Departamentit të Sigurisë Fizike Logjistikës dhe Mirëmbajtjes
    • image
      05 October 2026
      Kërkohet Operator në zyrën e Shpërndarjes Policia Rrëshen – Departamenti i Aplikimeve
    • image
      05 October 2026
      Kërkohet Operator në zyrën e Aplikimeve Durrës – Departamenti i Aplikimeve
    • image
      18 September 2026
      Kërkohet Menaxher pranë Departamentit të Prokurimeve Publike.
    • image
      18 September 2026
      Kërkohet 1 (një) operator/e në zyrën e Elbasanit, pranë Sektorit të Shërbimeve të Regjistrimit.
    • image
      01 September 2026
      Kërkohet Specialist në Sektorin e Kujdesit ndaj Klientit
    • image
      18 August 2026
      Kërkohet Operator në zyrën Përmet
    • image
      11 August 2026
      Kërkohet Specialist pranë Sektorit të Sigurisë Fizike
    • image
      04 August 2026
      Kërkohet Teknik Shërbime IT në Sektorin e Sigurisë së Rrjetit Kompjuterik dhe Shërbimeve IT
    • image
      03 August 2026
      Kërkohet Drejtor pranë Divizionit të Sitemeve të Informacionit

    JEMI KËTU, TË PËRKUSHTUAR PËR T'JU NDIHMUAR.

    Na Kontaktoni
    shape
    shape
    image

    Rreth Nesh

    • Kreu
    • Rreth Nesh
    • Procedurat e Aplikimit
    • Njoftime
    • Karriera
    • Zyrat e IdentiTek

    Të Tjera

    • E-Kupon
    • Gjurmo
    • Akte
    • Programi i Transparencës
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Certifikime

    Kontakt

    • Rr. “Xhanfize Keko”,
      Ndërtesa nr. 111,
      Hyrja nr.1, Tiranë
    • +355 44 519 999

    • [email protected]

    © Të Gjitha Të Drejtat e Rezervuara nga identiTek sh.a

    • Politika e Privatësisë