- 24 February 2026
Kërkohet Menaxher në Departamentin e Projekteve dhe Inovacionit
“IDENTITEK” SH.A. është një shoqëri me kapital 100% shtetëror, me objekt veprimtarie prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit (ID) dhe pasaportave biometrike për shtetasit shqiptarë.
Për nevoja të shoqërisë tonë kërkohet Menaxher në Departamentin e Projekteve dhe Inovacionit
KËRKESA
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë për ekonomik/juridik;
- Të ketë eksperiencë pune mbi 7 (shtatë) vjet në punë ngjashme;
- Të ketë njohuri për programet bazë të kompjuterit;
- Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunuese.
PËRGJEGJËSI
- Menaxhon dhe zhvillon projekte të cilat plotësojnë dhe përmirësojnë aktivitetet kryesore të shoqërisë.
- Menaxhon punën e departamentit në krijimin e platformave për nxitjen e inovacionit brenda shoqërisë si dhe kërkon dhe analizon teknologji të reja dhe praktikat më të mira në fushën e projekteve dhe inovacionit.
- Bashkërendon punën dhe ndjek ecurinë e hartimit të dokumenteve të projekteve, sipas prioriteteve të caktuara me kërkesë të Administratorit. Përgatit raporte periodike për drejtuesit e shoqërisë.
- Planifikon buxhetin dhe burimet e nevojshme për të zbatuar me sukses projektet.
- Formon dhe udhëzon një ekip të specializuar për të zbatuar detyrat që lindin nga implementimi i projekteve te ndryshme.
- Monitoron dhe vlerëson performancën e ekipit dhe ofron zgjidhje të problematikave nëse është e nevojshme.
- Ndjek progresin e zhvillimit të projekteve dhe kryen vlerësimin e arritjeve në përputhje me qëllimet e përcaktuara.
- Ndërmerr hapa për modifikimin e implementimit të projekteve në rast se rezulton e nevojshme nga monitorime ose auditime të kryera.
- Analizon rreziqet e mundëshme dhe propozon strategji për shmangjen e tyre.
- Raporton në mënyrë periodike tek titullari i shoqërisë mbi ecurine e aktivitetit të Departamentit.
Ftohen të gjithë të interesuarit të dërgojnë një CV të plotë, me detaje të edukimit dhe eksperiencave të punës, elektronikisht në email-in: [email protected] ose shkresërisht në adresën: “Identitek” sh.a., Departamenti i Burimeve Njerëzore, Rruga "Xhanfize Keko, ish-Tipografia Ushtarake - Tiranë, Shqipëri.
Afati për dorëzimin e aplikimit: deri më 03.03.2026.
Apliko për këtë pozicion.
Vende të tjera vakante
-
23 February 2026Kërkohet Operator/e në DVKM Sarandë (kontratë me afat)
-
18 February 2026Kërkohet Specialist pranë Sektorit të Personalizimit
-
16 February 2026Kërkohet Specialist pranë Sektorit Arkiva dhe Protokoll
-
16 February 2026IDENTITEK SHA, NJËSIA AUDITUESE, AUDIT I BRENDSHËM
-
16 February 2026IDENTITEK SHA, NJËSIA AUDITUESE, DREJTUES
-
16 February 2026IDENTITEK SHA, NJËSIA AUDITUESE, AUDIT I BRENDSHËM
-
-
-
-
20 January 2026Kërkohet Specialist/e pranë Departamentit të Prokurimeve Publike
-
20 January 2026Kërkohet Operator/e pranë Zyrës së Aplikimit Vlorë
-
20 January 2026Kërkohet Specialist/e Logjistike