logo
  • Kreu
  • Rreth IdentiTek
    • Rreth Nesh
    • Administratori
    • Zyrat e IdentiTek
    • Kontakt
  • Akte
  • Procedura
  • E-Kupon
  • Gjurmo
  • Komunikime
    • Njoftime
    • Karriera
  • Programi i Transparencës
  • Apliko Tani
  • Na Kontaktoni
  • EN
    • rr."Xhanfize Keko", Tiranë
    • [email protected]

    Aksesibiliteti

    Teksti

    Kontrasti

    Leximi

    Navigimit

    image
    • 16 February 2026

    IDENTITEK SHA, NJËSIA AUDITUESE, AUDIT I BRENDSHËM

    PËRGJEGJËSITË

    • Auditues i brendshëm                                              
    1. Është përgjegjës për organizimin e angazhimeve të auditimit të brendshëm dhe hartimin e Kartës së Auditimit sipas standardeve dhe metodologjisë së miratuar në përputhje me parashikimet e Ligjit Nr. 114/2015 “Për auditimin e brendshëm në sektorin publik”, i ndryshuar.
    2. Në bashkëpunim me Drejtuesin e Njësisë Audituese, harton dhe zbaton planin strategjik vjetor për veprimtarinë e auditimit të brendshëm, pas miratimit nga Administratori i shoqërisë.
    3. Përgjegjës për hartimin e raporteve të angazhimeve të auditimit të brendshëm, pas konsultimit me shoqërinë për gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet, të cilat i dorëzohen Drejtuesit të Njësisë Audituese.
    4. Harton raportin vjetor, i cili i dërgohet strukturës përgjegjëse për harmonizimin e auditimit të brendshëm dhe përmban të dhënat e mëposhtme, por nuk kufizohet vetëm në to:
    • a) angazhimet e auditimit, të kryer gjatë periudhës së raportuar;
    1. b) vlerësimin e sistemeve të kontrollit brenda njësisë publike dhe për rekomandimet për përmirësim;
    2. Kryen detyrat me profesionalizëm dhe në përputhje të plotë me parashikimet e legjislacionit ne fuqi.     
    3. Në bashkëpunim me Drejtuesin e Njësisë Audituese, harton raporte periodike, të cilat, pas rishikimit të Drejtuesit, prezantohen para organeve Drejtuese të Shoqërisë mbi raportet e angazhimeve të auditimit të brendshëm.

    1. Kërkesa të përgjithshme

    Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme si më poshtë:

    - të jenë shtetas shqiptarë;

    - të kenë zotësi të plotë për të vepruar;

    - të zotërojnë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;

    - të jenë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejnë detyrën përkatëse;

    - të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;

    - të mos kenë masa disiplinore në fuqi;

     

    1. Kërkesa të veçanta

    Të ketë diplomë të arsimit të lartë të ciklit të dytë të studimeve në shkencat juridike ose ekonomike.

    Kërkesat për kandidatët që aplikojnë për këtë vend pune janë:

    - Të kenë diplomë të nivelit Master Shkencor;

    - Të ketë eksperiencë pune, jo më pak se 5 (pesë) vite, nga të cilat jo më pak se 3 vjet si auditues i certifikuar.

    - Të kenë njohuri të gjuhës angleze;

    - Të kenë kualifikime dhe trajnime që lidhen me fushën profesionale;

    - Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunuese për të punuar në grup.

     

    III. Përshkrimi i punës për pozicionin “Auditues i Brendshëm”

    1. Të ndihmojë Drejtuesin e Njësisë Audituese në identifikimin dhe vlerësimin e rreziqeve të mundshme në institucion;
    2. Të vlerësojë përshtatshmërinë dhe efektivitetin e sistemeve, strukturave, vendimeve, proçedurave e kontrolleve;.
    3. Të mbështesë Njësinë Audituese në menaxhimin e sistemit financiar dhe kontrollit në përgjithësi, duke u fokusuar kryesisht në:
    • identifikimin, vlerësimin dhe menaxhimin e riskut;
    • përputhshmërinë e akteve të brendshme dhe të kontratave me legjislacionin;
    • besueshmërinë dhe gjithë-përfshirjen e informacionit juridik dhe operacional.
    • ruajtjen e aseteve dhe të informacionit;
    1. Të ofrojë rekomandime për përmirësimin e veprimtarisë juridike/ekonomike.
    2. Të japë vlerësime objektive, opinione ose konkluzione të pavarura për proçese, sisteme ose çështje të tjera që mbulohen nga auditimi.
    3. Të ndihmojë Drejtuesin e Njësisë Audituese në hartimin e programit vjetor të auditimeve dhe në perputhje me të, planet mujore;
    4. Të sigurojë që në keto programe, auditimet do te jenë të mjaftueshme për të siguruar shqyrtim efektiv dhe të rregullt të të gjitha operacioneve;
    5. Të kryejë vlerësime, inspektime, investigime, ekzaminime apo shqyrtime, që mund të kërkohen nga Drejtuesi i Njësisë Audituese dhe/ose titullari i institucionit.

     

    Ftohen të gjithë të interesuarit të dërgojnë një CV të plotë, me detaje të edukimit dhe eksperiencave të punës si dhe me foto, elektronikisht në email-in: [email protected] ose shkresërisht në adresën: “Identitek” sh.a., Departamenti i Burimeve Njerëzore, Rruga "Xhanfize Keko, ish-Tipografia Ushtarake - Tiranë, Shqipëri.

     

    Afati për dorëzimin e aplikimit: deri më 27.02.2026.

     

     

    Apliko për këtë pozicion.

    Ngarko CV (PDF*)
    Vende të tjera vakante
    • image
      04 August 2026
      Kërkohet Teknik Shërbime IT në Sektorin e Sigurisë së Rrjetit Kompjuterik dhe Shërbimeve IT
    • image
      03 August 2026
      Kërkohet Drejtor pranë Divizionit të Sitemeve të Informacionit
    • image
      29 July 2026
      Kërkohet Specialist pranë Departamentit Ligjor
    • image
      29 July 2026
      Kërkohet Specialist pranë Departamentit të Aplikimit
    • image
      03 July 2026
      Kërkohen 2 (dy) Teknikë në Sektorin e Personalizimit (kontratë me afat të caktuar 3 muaj)
    • image
      26 June 2026
      Kërkohen 4 (katër) Operatorë pranë Bashkisë Tiranë Departamenti i Aplikimeve
    • image
      26 June 2026
      Kërkohen 3 (tre) Operatorë pranë Bashkisë Durrës Departamenti i Aplikimeve.
    • image
      26 June 2026
      Kërkohet Operatorë në Bashkinë Roskovec Departamenti i Aplikimeve
    • image
      26 June 2026
      Kërkohet Operator në Bashkinë Elbasan Departamenti i Aplikimeve
    • image
      26 June 2026
      Kërkohet Operator pranë Zyrës së Aplikimit Peshkopi në Rajonin Dibër
    • image
      18 June 2026
      Kërkohet Operator pranë Zyrës së Aplikimeve Bashkia Ersekë
    • image
      02 June 2026
      Kërkohet Specialist pranë Departamentit të Prokurimeve Publike

    JEMI KËTU, TË PËRKUSHTUAR PËR T'JU NDIHMUAR.

    Na Kontaktoni
    shape
    shape
    image

    Rreth Nesh

    • Kreu
    • Rreth Nesh
    • Procedurat e Aplikimit
    • Njoftime
    • Karriera
    • Zyrat e IdentiTek

    Të Tjera

    • E-Kupon
    • Gjurmo
    • Akte
    • Programi i Transparencës
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Certifikime

    Kontakt

    • Rr. “Xhanfize Keko”,
      Ndërtesa nr. 111,
      Hyrja nr.1, Tiranë
    • 04 242 0000

    • [email protected]

    © Të Gjitha Të Drejtat e Rezervuara nga identiTek sh.a

    • Politika e Privatësisë