- 17 August 2026
IdentiTek dhe Bashkia Berat nënshkruajnë marrëveshje
IdentiTek Sh.A. dhe Bashkia Berat kanë nënshkruar një marrëveshje dypalëshe, e cila synon të sjellë shërbime më të aksesueshme dhe më pranë qytetarëve që aplikojnë për dokumente biometrike.
Marrëveshja u nënshkrua nga Administratorja e IdentiTek Sh.A., Znj. Silda Anagnosti Cepe, dhe Kryetari i Bashkisë Berat, Z. Ervin Ceca, duke shënuar një tjetër hap në drejtim të përmirësimit dhe lehtësimit të ofrimit të shërbimeve për qytetarët.
Ky bashkëpunim vjen në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme për të afruar shërbimet publike me komunitetet dhe për të krijuar një përvojë më të thjeshtë, të aksesueshme dhe efikase për qytetarët e Beratit.
Për IdentiTek, modernizimi nuk lidhet vetëm me teknologjinë, por mbi të gjitha me mënyrën se si kjo teknologji përkthehet në shërbime konkrete dhe më pranë nevojave të qytetarëve.
Njoftimet e fundit
-
-
13 August 2026IdentiTek njofton numrin e ri të Shërbimit të Klientit
-
18 June 2026Thirrje për ofrues shërbimi
-
-
-
-
-
-
-
30 January 2026NJOFTIM!
-
-