logo
  • Kreu
  • Rreth IdentiTek
    • Rreth Nesh
    • Administratori
    • Zyrat e IdentiTek
    • Kontakt
  • Akte
  • Procedura
  • E-Kupon
  • Gjurmo
  • Komunikime
    • Njoftime
    • Karriera
  • Programi i Transparencës
  • Apliko Tani
  • Na Kontaktoni
  • EN
    • rr."Xhanfize Keko", Tiranë
    • +355 44 519 999
    • [email protected]

    Aksesibiliteti

    Teksti

    Kontrasti

    Leximi

    Navigimit

    image
    • 18 November 2026

    SQARIM PËR PUBLIKUN LIDHUR ME FORMATIN E PËRDITËSUAR TË PASAPORTAVE SHQIPTARE

    Në vijim të një lajmi të publikuar së fundmi, në të cilin pretendohet se pasaportat shqiptare përmbajnë gabime në printim, IdentiTek sqaron se ndryshimet e konstatuara në formatin e përditësuar të pasaportave nuk përbëjnë gabime, por janë rezultat i zbatimit të standardeve ndërkombëtare të përcaktuara nga Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil (ICAO).

    Në përputhje me ndryshimet e miratuara nga ICAO në mars 2024, në kuadër të Aneksit 9 dhe specifikimeve teknike të Dokumentit ICAO Doc 9303, është parashikuar unifikimi i disa elementeve identifikuese të dokumenteve të udhëtimit të lexueshme nga makinat (MRTD), me afat zbatimi deri më 1 janar 2026.

    Një nga këto ndryshime lidhet me kodin identifikues të llojit të dokumentit në Zonën e Lexueshme nga Makina (MRZ). Konkretisht, për pasaportat e zakonshme, kodi i mëparshëm P është zëvendësuar me PP, ndërsa për pasaportat e shërbimit kodi PS është zëvendësuar me PO. Shkronja e parë P identifikon pasaportën, ndërsa shkronja e dytë përcakton kategorinë e dokumentit.

    IdentiTek ka përmbushur këto kërkesa përpara afatit të përcaktuar nga ICAO, duke zbatuar përditësimet teknike në formatin e pasaportës shqiptare që prej muajit dhjetor 2025. Që nga ky moment, janë prodhuar mbi 300,000 pasaporta me shënimet e reja, në përputhje me standardet ndërkombëtare.

    Shqipëria është anëtare e ICAO-s, organizatës së specializuar të Kombeve të Bashkuara që përcakton standardet ndërkombëtare për sigurinë dhe lehtësimin e aviacionit civil, përfshirë edhe standardet teknike për dokumentet e udhëtimit dhe pasaportat biometrike.

    Gjithashtu, që prej marsit 2025, Shqipëria është pjesëmarrëse në ICAO Public Key Directory (PKD) – Drejtoria Publike e Çelësave të ICAO-s, një platformë ndërkombëtare e administruar nga ICAO, e cila mundëson shkëmbimin e certifikatave digjitale të sigurisë që përdoren për verifikimin e pasaportave biometrike dhe dokumenteve të tjera elektronike të udhëtimit.

    Nëpërmjet këtij sistemi, autoritetet kufitare të vendeve pjesëmarrëse mund të verifikojnë në mënyrë elektronike autenticitetin dhe integritetin e të dhënave të ruajtura në çipin e pasaportës, duke garantuar se ato nuk janë ndryshuar apo manipuluar. Kjo rrit sigurinë dhe besueshmërinë e dokumenteve shqiptare të udhëtimit, lehtëson verifikimin e tyre në pikat kufitare ndërkombëtare dhe kontribuon në parandalimin e falsifikimit të dokumenteve.

    Për sa më sipër, IdentiTek sh.a. thekson se shënimi PP në pasaportat shqiptare të lëshuara me formatin e përditësuar nuk përbën gabim në printim, por është një ndryshim teknik i detyrueshëm, i realizuar në përputhje me specifikimet ndërkombëtare të ICAO-s.

    Gallery Thumbnail
    Previous Next
    Njoftimet e fundit
    • image
      17 November 2026
      Kërkesë për trajnim me objekt: “Menaxhim i Projekteve”.
    • image
      16 October 2026
      Kërkesë për trajnim me objekt: “Menaxhimi i Ekipit” për drejtuesit e nivelit të mesëm të Departamentit të Aplikimeve.
    • image
      15 October 2026
      Kërkesë për zhvillimin e trajnimit “Menaxhimi i Projekteve” për punonjësit e IdentiTek Sh.A.
    • image
      14 September 2026
      STATUSI I APLIKIMIT, EDHE ME SMS.
    • image
      17 August 2026
      IdentiTek dhe Bashkia Berat nënshkruajnë marrëveshje
    • image
      17 August 2026
      IdentiTek dhe Bashkia Lushnjë nënshkruajnë marrëveshje për shërbime më të aksesueshme për qytetarët
    • image
      13 August 2026
      IdentiTek njofton numrin e ri të Shërbimit të Klientit
    • image
      18 June 2026
      Thirrje për ofrues shërbimi
    • image
      09 April 2026
      Bashkia Tiranë dhe IdentiTek nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve
    • image
      03 April 2026
      IdentiTek riorganizon shërbimet: Ndryshojnë vendndodhjet e disa prej zyrave të aplikimit për dokumente biometrike (LISTA).
    • image
      01 April 2026
      Firmoset marrëveshja e bashkëpunimit mes IdentiTek dhe Bashkisë Sarandë
    • image
      27 March 2026
      Firmoset marrëveshja e bashkëpunimit mes IdentiTek dhe Bashkisë Vlorë

    JEMI KËTU, TË PËRKUSHTUAR PËR T'JU NDIHMUAR.

    Na Kontaktoni
    shape
    shape
    image

    Rreth Nesh

    • Kreu
    • Rreth Nesh
    • Procedurat e Aplikimit
    • Njoftime
    • Karriera
    • Zyrat e IdentiTek

    Të Tjera

    • E-Kupon
    • Gjurmo
    • Akte
    • Programi i Transparencës
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Certifikime

    Kontakt

    • Rr. “Xhanfize Keko”,
      Ndërtesa nr. 111,
      Hyrja nr.1, Tiranë
    • +355 44 519 999

    • [email protected]

    © Të Gjitha Të Drejtat e Rezervuara nga identiTek sh.a

    • Politika e Privatësisë