- 25 November 2026
Thirrje për shërbime për organizimin e trajnimit "Mbi shërbimet e reja dhe ndryshimet tarifore në kuadër të zbatimit të udhëzimit nr. 100"
Përshkrimi i shërbimit
Shërbimi i kërkuar konsiston në një sallë konferencash dhe pajisje audio-vizive, sipas specifikimeve si vijon:
Sallë konferencash:
- Kapacitet për rreth 200 persona, me vendosje të karrigeve në stil teatri;
- Tavolinë kryesore për 3 persona;
Pajisjet audio-vizive:
- Sistem audio me të gjitha pajisjet e nevojshme, si: njësi kontrolli dixhitale, konsolë mikseri (për zërin), altoparlantë, stativa, kabllo, aksesorë etj.;
- Tre (3) mikrofona fiksë (gooseneck), të vendosur në tavolinën kryesore;
- Dy (2) mikrofona pa kabllo, me dy (2) mbajtëse për përdorim nga pjesëmarrësit në sallë;
- Një (1) mikrofon pa kabllo, i tipit kufje (headset);
- Një (1) projektor dhe një (1) ekran i madh projeksioni ose disa projektorë dhe disa ekrane, që mundësojnë projeksione të njëkohshme dhe të ndara;
- Lidhje audio stereo 3.5 mm dhe lidhje video HDMI për kompjuterin që do të vendoset në tavolinën kryesore (kompjuteri mund të sigurohet nga IdentiTek), si dhe përshtatës (adapter) nga DisplayPort në HDMI;
- Një (1) monitor TV me madhësi minimale 48 inç, i vendosur përpara tavolinës kryesore, për përdorim si ekran ndihmës (prompter), i cili duhet të jetë gjithashtu i lidhur me të njëjtin kompjuter që përdoret për prezantimet në projektorët kryesorë.
Afati Kohor
Salla dhe pajisjet do të përdoren në datën 12 dhjetor 2026 në intervalin kohor 09:00 – 16:00.
Kualifikimet dhe përvoja e ofruesit të shërbimit
Ofruesi i përzgjedhur duhet të:
- ketë përvojë të provuar në ofrimin e sallave me pajisjet audio-vizive dhe gjithë mbështetjen teknike;
- ketë staf teknik prezent gjatë gjithë eventit me qëllim zgjidhjen e menjëhershme të problemeve teknike;
- posedojë burim alternativ të aktivizueshëm automatikisht për shërbimin e internetit;
- posedojë burim alternativ të aktivizueshëm automatikisht për furnizimin me energji elektrike.
Dorëzimi i Propozimeve
Ofruesi i shërbimit duhet të dorëzojë si më poshtë:
- Dëshmi për shërbime të mëparshme të ngjashme: Fatura ose kontrata të ngjashme të aktiviteteve të mëparshme të zhvilluara në sallën / ambientet e ofruara.
- Deklaratë mbi garantimin e shërbimit të pajisjeve audio-vizive: një shpjegim mbi masat e marra për garantimin e vijimësisë së internetit dhe furnizimit me energji elektrike.
- Oferta Financiare: Ofertë ekonomike për shërbimin e kërkuar, sipas tabelës së pasqyruar në Aneksin 1.
Propozimet duhet të dorëzohen në adresën: “IdentiTek” Sh.A, Rruga “Xhanfize Keko”, Ndërtesa 111, Hyrja 1, Tiranë, Shqipëri ose me email në adresën [email protected].
Afati për dorëzimin e propozimeve është data 02 dhjetor 2026.
Aneksi 1 – Tabela për prezantimin e ofertës ekonomike
| Nr. | Kërkesa | Përshkrimi i kërkesës | Sasia | Kohëzgjatja | Çmimi për Njësi pa TVSH (Lekë) |
|---|---|---|---|---|---|
| 1 | Sallë konferencash | Sipas specifikimeve | 1 | 1 ditë | |
| Vlera totale pa TVSH | |||||
Njoftimet e fundit
-
-
17 November 2026Kërkesë për trajnim me objekt: “Menaxhim i Projekteve”.
-
-
-
14 September 2026STATUSI I APLIKIMIT, EDHE ME SMS.
-
17 August 2026IdentiTek dhe Bashkia Berat nënshkruajnë marrëveshje
-
-
13 August 2026IdentiTek njofton numrin e ri të Shërbimit të Klientit
-
18 June 2026Thirrje për ofrues shërbimi
-
-
-