- 25 May 2026
Kërkohet Sanitare në Sektorin e Logjistikës pranë Departamentit të Sigurisë Fizike, Logjistikës dhe Mirëmbajtjes
“IDENTITEK” SH.A. është një shoqëri me kapital 100% shtetëror, me objekt veprimtarie prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit (ID) dhe pasaportave biometrike për shtetasit shqiptarë.
Për nevoja të shoqërisë tonë kërkohet: 1 (një) Sanitare në Sektorin e Logjistikës pranë Departamentit të Sigurisë Fizike, Logjistikës dhe Mirëmbajtjes.
KËRKESA
- Të ketë përfunduar arsimin e mesëm;
- Përgjegjësi dhe disiplinë në punë;
- Të respektojë kodin e etikës në lidhje me komunikimin;
- Fleksibilitet në oraret e punës;
- Të jetë person i besueshëm dhe punëtor;
- Saktësi dhe kujdes për detajet e pastrimit
- Bashkëpunim dhe komunikim i mirë me stafin/kolegët dhe mbikëqyrësin
PËRGJEGJËSI
- Të raportojë menjëherë çdo incident që lidhet me Standardet e sigurise tek Supervizor-e i tij/saj;
- Të njohë dhe të zbatojë të gjitha kërkesat lidhur me Sigurinë si dhe praktikat e vendosura për aktivitete të veçanta të punës;
- Të raportojë në çdo situatë që nuk është në përputhje me Standardet dhe praktikat e vendosura;
- Pastron zyrat dhe të gjitha zonat brenda ambienteve të shoqërisë. Kjo përfshin larjen e zyrave, tualeteve, fshirjen e pluhurit, pastrimin me fshesë dhe pastrimin sipas nevojës;
- Gjatë kryerjes së detyrës zbaton politikat e brendshme të shoqërisë të përcaktuara në akte të ndryshme të miratuara;
- Kryen detyrat e ngarkuara nga ligji, aktet nënligjore, rregullorja e brendshme e shoqërisë me profesionalizëm dhe përkushtim.
- Pastron dhe mirëmban ambientet e brendshme dhe të jashtme të institucionit sipas planit të pastrimit;
- Siguron higjienën dhe pastërtinë e zyrave, korridoreve, dhomave të takimeve, tualeteve dhe hapësirave të përbashkëta;
- Mbikëqyr dhe përdor saktë mjetet, kimikatet dhe pajisjet e pastrimit, sipas protokolleve të sigurisë;
- Ruan inventarin e materialeve dhe pajisjeve të pastrimit dhe njofton për mungesa ose nevoja për furnizim;
Ftohen të gjithë të interesuarit të dërgojnë një CV të plotë, me detaje të edukimit dhe eksperiencave të punës, si dhe me foto, elektronikisht në email-in: [email protected] ose fizikisht në adresën: “Idenditek” sh.a., Departamenti i Burimeve Njerëzore, Rruga "Xhanfize Keko, ish-Tipografia Ushtarake - Tiranë, Shqipëri.
Afati për dorëzimin e aplikimit: deri më 01.06.2026.
Apliko për këtë pozicion.
Vende të tjera vakante
-
-
-
-
19 May 2026Kërkohet Specialist pranë Departamentit Ligjor
-
-
-
-
-
-
-
09 April 2026Kërkohet Sanitare në Sektorin e Logjistikës
-
09 April 2026Kërkohet Specialist pranë Departamentit të Aplikimit