IdentiTek është një shoqëri aksionare me standarde të larta sigurie, e vetmja në Shqipëri që ofron regjistrimin, prodhimin dhe shpërndarjen e dokumenteve biometrike të shtetasve shqiptarë dhe/ose shtetasve të huaj me banim të përhershëm apo të përkohshëm në Republikën e Shqipërisë.
“IDENTITEK” SH.A. është një shoqëri me kapital 100% shtetëror, me objekt veprimtarie prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit (ID) dhe pasaportave biometrike për shtetasit shqiptarë.
Duke filluar nga sot, shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit do të kenë mundësinë të aplikojnë për Letërnjoftim Elektronik (Kartë Identiteti) ose për Pasaportë Biometrike, pa qenë më e nevojshme të pajisen detyrimisht me të dy dokumentet njëkohësisht.
Tashmë, nuk ka rëndësi në cilën gjendje civile jeni i regjistruar pasi mund të aplikoni për rinovimin e pasaportës me procedurë të përshpejtuar në zyrën më të afërt IdentiTek.