logo
logo
  • Kreu
  • Rreth IdentiTek
    • Rreth Nesh
    • Administratori
    • Zyrat e IdentiTek
    • Kontakt
  • Akte
  • Procedura
  • E-Kupon
  • Gjurmo
  • Komunikime
    • Njoftime
    • Karriera
  • Programi i Transparencës
  • Apliko Tani
  • Na Kontaktoni
  • EN
    • rr."Xhanfize Keko", Tiranë
    • [email protected]
    image
    • 02 June 2026

    Kërkohet Specialist pranë Departamentit të Prokurimeve Publike, Divizioni i Shërbimeve Mbështetëse

    “IDENTITEK” SH.A. është një shoqëri me kapital 100% shtetëror, me objekt veprimtarie prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit (ID) dhe pasaportave biometrike për shtetasit shqiptarë.

    Për nevoja të shoqërisë sonë kërkohet: 1 (një) Specialist pranë Departamentit                               të Prokurimeve Publike, Divizioni i Shërbimeve Mbështetëse

     

    KËRKESA

     

    • Të ketë përfunduar arsimin e lartë niveli Master, në Shkencat Juridike ose Ekonomike;
    • Të ketë eksperiencë punë mbi 3 (tre) vjet në punë të ngjashme;
    • Të ketë njohuri për programet bazë të kompjuterit;
    • Të ketë aftësi të mira analitike dhe organizative
    • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunuese.

     

    PËRGJEGJËSI

    1. Merr pjesë në hartimin e regjistrit të parashikimit/realizimit të procedurave të prokurimit publik, në zbatim të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi.
    2. Merr pjesë në zhvillimin e procedurave të prokurimit për punë, mallra dhe shërbime që i nevojiten strukturave të shoqërisë sipas legjislacionit të prokurimit publik.
    3. Harton dhe publikon dokumentet standarde te tenderit.
    4. Harton dhe administron procesverbalin e procedurave të prokurimit, duke krijuar dosje të posaçme për secilin prej tyre dhe duke kontrolluar respektimin e legjislacionit në fuqi.
    5. Merr pjesë në Komisione si Njësi/KVO/KSHA, sipas rastit.
    6. Mbledh dhe administron të gjithë dokumentacionin që lidhet me zhvillimin e procedurës deri në nënshkrimin e kontratës, duke përfshirë edhe procesverbalet e mbledhjeve, kur është rasti.
    7. Komunikon dhe harton raporte periodike, ose sipas kërkesës, për APP-në mbi respektimin e procedurës.
    8. Planifikon aktivitetin ditor dhe javor në mbështetje të detyrave të caktuara për të siguruar realizimin në kohë në mbështetje të objektivave të përcaktuara në planet e departamentit.
    9. Bashkëpunon me departamentet e tjera për identifikimin e nevojave për furnizime, shërbime apo punë.
    10. Arkivon dhe administron dokumentacionin e procedurave të prokurimit.
    11. Gjatë kryerjes së detyrës zbaton politikat e brendshme të shoqërisë të përcaktuara në akte të ndryshme të miratuara.
    12. Kryen detyrat e ngarkuara nga ligji, aktet nënligjore, rregullorja e brendshme e shoqërisë me profesionalizëm dhe përkushtim.

    Ftohen të gjithë të interesuarit të dërgojnë një CV të plotë, me detaje të edukimit dhe eksperiencave të punës si dhe me foto, elektronikisht në email-in: [email protected] ose shkresërisht në adresën: “Idenditek” sh.a., Departamenti i Burimeve Njerëzore, Rruga "Xhanfize Keko, ish-Tipografia Ushtarake - Tiranë, Shqipëri. Të gjitha aplikimet dhe të dhënat personale të paraqitura nga kandidatët do të trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe në përputhje me kërkesat e Ligjit nr. 124/2024 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”. Të dhënat e mbledhura do të përdoren vetëm për qëllime të procesit të rekrutimit dhe përzgjedhjes së kandidatëve.

     

    Afati për dorëzimin e aplikimit: deri më 10.06.2026.

     

    Vetëm kandidatët e përzgjedhur për fazën e intervistës do të kontaktohen nga shoqëria.

    Apliko për këtë pozicion.

    Ngarko CV (PDF*)
    Vende të tjera vakante
    • image
      02 June 2026
      Kërkohet Operator pranë Zyrës së Aplikimit Njësia Administrative Postribë në Sektorin e Shërbimeve të Regjistrimit, Departamenti i Aplikimeve.
    • image
      02 June 2026
      Kërkohen Operator pranë Zyrës së Shpërndarjes Policia Tiranë në Sektorin e Shërbimeve të Regjistrimit, Departamenti i Aplikimeve.
    • image
      02 June 2026
      Kërkohet Operator pranë Zyrës së Aplikimit Njësia Administrative Postribë në Sektorin e Shërbimeve të Regjistrimit, Departamenti i Aplikimeve.
    • image
      25 May 2026
      Kërkohet Specialist pranë Departamentit të Cilësisë dhe Standardeve
    • image
      25 May 2026
      Kërkohet Sanitare në Sektorin e Logjistikës pranë Departamentit të Sigurisë Fizike, Logjistikës dhe Mirëmbajtjes
    • image
      21 May 2026
      Kërkohet Teknikë në Sektorin e Personalizimit pranë Departamentit të Prodhimit.
    • image
      19 May 2026
      Kërkohet Teknik në Sektorin e Arkivës pranë Departamentit të Investigimit dhe Cilësisë së të Dhënave.
    • image
      19 May 2026
      Kërkohet Specialist pranë Departamentit Ligjor
    • image
      19 May 2026
      Kërkohet Menaxher pranë Departamentit të Sigurisë Fizike, Logjistikës dhe Mirëmbajtjes
    • image
      07 May 2026
      Kërkohet Operator pranë Zyrës së Aplikimeve Elbasan
    • image
      29 April 2026
      Kërkohet Teknik Shërbime IT në Sektorin e Sigurisë së Rrjetit Kompjuterik dhe Shërbimeve IT
    • image
      29 April 2026
      Kërkohet Specialist Departamentit të Financës dhe Planifikimit Financiar

    JEMI KËTU, TË PËRKUSHTUAR PËR T'JU NDIHMUAR.

    Na Kontaktoni
    shape
    shape
    image

    Rreth Nesh

    • Kreu
    • Rreth Nesh
    • Procedurat e Aplikimit
    • Njoftime
    • Karriera
    • Zyrat e IdentiTek

    Të Tjera

    • E-Kupon
    • Gjurmo
    • Akte
    • Programi i Transparencës
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Certifikime

    Kontakt

    • Rr. “Xhanfize Keko”,
      Ndërtesa nr. 111,
      Hyrja nr.1, Tiranë
    • 04 242 0000

    • [email protected]

    © Të Gjitha Të Drejtat e Rezervuara nga identiTek sh.a

    • Politika e Privatësisë