- 15 January 2026
Marrje me qira të një zyre Flagship për Shoqërinë IdentiTek SHA
Marrje me qira të një zyre Flagship për Shoqërinë IdentiTek SHA
Shoqëria IdentiTek SHA është në kërkim të marrjes me qira të një zyre të tipit “Flagship”, e cila do të shërbejë si hapësirë multifunksionale për ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe përfaqësimin institucional të shoqërisë.
Kjo zyrë do të përdoret si pikë reference për Identitek dhe shërbimin qe ofron ndaj qytetarëve, ku do të kryhen aplikime për dokumente biometrike, do të ofrohet informacion mbi shërbimet e identitetit dhe do të prezantohen shërbime të reja, përfshirë zgjidhjet digjitale. Për këtë arsye, ambienti duhet të ketë visibilitet të lartë nga rruga dhe akses të drejtpërdrejtë, në mënyrë që të jetë lehtësisht i identifikueshëm dhe i arritshëm për të gjithë qytetarët.
Për realizimin e këtij projekti, IdentiTek SHA kërkon që ambienti të përmbushë kriteret e mëposhtme funksionale:
- Sipërfaqe totale rreth 110-130 m2;
- Vendodhja sa më pranë qëndrës së Tiranës për të garantuar aksueshmëri të lartë për qytetarët;
- Pozicioni në kati 0 (zero) dhe me akses direkt në rrugë (në rast se ka disa shkallë, të jetë e pajisur me rampë për akses të plotë për personat me aftësi ndryshe);
- Të kete ose te krijohet mundesia per ambiente sherbimi te domosdoshme;
- Të ketë një hapësirë e cila do t’i dedikohet një këndi ceremonial ose aktivitetesh per prezantimin e produkteve të reja si dhe nje hapësirë muzeale për të ekspozuar historikun e evolucionit të pasaportave shqiptare.
Për dijeni, kërkesat e mësipërme materializojnë vizionin e IdentiTek SHA si një insitucion i besueshëm dhe i orientuar drejt qytetarit, nisur dhe nga fakti se tashmë qytetarët mund të aplikojnë në cilëndo zyrë aplikimi (pavarsisht vendbanimit).
Ju lutem të na informoni në emailin [email protected] nëse keni në listimet tuaja ambiente që përmbushin kriteret e mësipërme, si dhe të na dërgoni detajet.
Njoftimet e fundit
-
-
-
30 January 2026NJOFTIM!
-
-
-
13 January 2026Njoftim!
-
06 January 2026Njoftim!
-
29 December 2025Njoftim!
-
29 December 2025Njoftim!
-
25 December 2025
Njoftim!
-
12 November 2025IdentiTek, prezanton platformën e Identitetit Digjital
-
27 October 2025Thirrje për ofrues shërbimesh